Gati dy orë takim Kurti-Abdixhiku për çështjen e presidentit
Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë rreth dy orë që po zhvillojnë takim në një nga sallat e Kuvendit lidhur me çështjen e Presidentit.
Ky takim mes tyre ka nisur në ora 14:00.
Fillimisht në Kuvend arriti kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili s’pranoi të pronocohej para mediave.
Në anën tjetër, Kurti u pyet se çfarë oferte do të ketë nga ai për Abdixhikun, por Kurti tha se fillimisht duhet të nisin takimin e pas tij atëherë “shohim”.
“Tash duhet të fillojmë takimin dhe pastaj shohim”, tha shkurt Kurti.
Takimi i Kurtit me Abdixhikun, vjen një ditë pas atij të djeshmit që Kryeministri pati me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën për çështjen e Presidentit.
