Sunday 30 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Studentët e FSHK-së krijojnë platformën inovative “Punësohu” që modernizon procesin e rekrutimit
Ciceroni Ekonomi Featured Kuriozitete Lajme

Studentët e FSHK-së krijojnë platformën inovative “Punësohu” që modernizon procesin e rekrutimit

20 February 2026 0 Comment 4 min read

AA

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë mbrojtur me sukses projektin e tyre “Punesohu”, në kuadër të lëndës “Projekt”.

Projekti u realizua nga studentët Art Bugaçku, Almir Berisha, Drinor Kovani, Erblin Hiseni, Latif Kovani dhe Yll Kastrati, nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, e cila njëkohësisht është Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Gjatë prezantimit, studentët demonstruan funksionalitetin e plotë të platformës, arkitekturën e sistemit si dhe logjikën e filtrimit të aplikimeve.

“Punesohu” është një platformë moderne për menaxhimin e punësimeve, e ndërtuar mbi një strukturë të qartë, të organizuar dhe funksionale. Qëllimi i projektit është të digjitalizojë dhe të optimizojë procesin e rekrutimit, duke e bërë atë më të shpejtë, më transparent dhe më profesional.

Platforma përbëhet nga tre module kryesore:

* Moduli i punëdhënësit, mundëson regjistrimin e kompanive, publikimin e shpalljeve të punës, përcaktimin e kritereve specifike dhe menaxhimin e aplikimeve në mënyrë të strukturuar.

* Moduli i aplikantit, u jep mundësi kandidatëve të krijojnë profil profesional, të listojnë aftësitë dhe përvojën e tyre, si dhe të aplikojnë në pozitat që përputhen me kualifikimet e tyre.

* Moduli i mysafirit, u mundëson përdoruesve pa llogari të shfletojnë shpalljet aktive dhe të informohen për mundësitë e punësimit.

Karakteristika kryesore dhe inovative e projektit është filtrimi paraprak përmes aftësive primare (obligative), të cilat i përcakton punëdhënësi gjatë hapjes së shpalljes së punës. Sistemi nuk lejon aplikimin e kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kritere bazë, duke rritur ndjeshëm efikasitetin e procesit të përzgjedhjes.

Ky mekanizëm redukton aplikimet jo-relevante, kursen kohë për departamentet e burimeve njerëzore dhe siguron që vetëm kandidatët e përshtatshëm të hyjnë në fazën e shqyrtimit. Përmes kësaj qasjeje, “Punesohu” kontribuon në një proces më transparent, më të strukturuar dhe më profesional të rekrutimit.

Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi përgëzoi studentët për përkushtimin, punën ekipore dhe nivelin e lartë të realizimit teknik të projektit. Ajo theksoi se projekte të tilla dëshmojnë përgatitjen serioze të studentëve dhe lidhjen e studimeve me nevojat reale të tregut të punës. “Ky projekt tregon qartë se studentët tanë janë të aftë të analizojnë probleme konkrete dhe të ndërtojnë zgjidhje funksionale e të aplikueshme në praktikë. ‘Punesohu’ është një shembull i mirë i integrimit të njohurive teorike me zhvillimin praktik të sistemeve softuerike,” u shpreh Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi. Sipas udhëheqëses së projektit, njëherësh Dekane ne FShK Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, përmes projekteve të këtij niveli, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike vazhdon të përgatisë kuadro të reja profesionale, të gatshme për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Me këtë prezantim të suksesshëm, studentët dëshmuan jo vetëm njohuri teknike në zhvillimin e aplikacioneve, por edhe aftësi në analizë, dizajnim sistemesh dhe punë ekipore, duke e kthyer “Punesohu” në një model premtues për digjitalizimin e proceseve të rekrutimit.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.