Gjilan – Nxënësit e “Musa Zajmi” shkëlqejnë në garën e gjuhës angleze në kolegjin “Mehmet Akif”
Nxënësit e shkollës “Musa Zajmi” në Gjilan kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në garën e gjuhës angleze të organizuar nga kolegji “Mehmet Akif”.
Faqja zyrtare e shkollës ka bërë të ditura fitueset e vendit të parë: Famesa Demiri (6/3), Zana Avdyli (7/1), Soreja Biçku (7/1) dhe Anila Mavriqi (8/3).

Sipas drejtorisë së shkollës, ky sukses reflekton përkushtimin e nxënësve dhe punën e shkëlqyer të mësimdhënësve të saj. Shkolla “Musa Zajmi” njihet si një vatër e arsimit, ku mbretëron disiplinë e lartë, higjienë dhe organizim, ndërsa stafi i saj është jashtëzakonisht i kualifikuar.

