Monday 1 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Haziri nga Bresalci: Mbështetja e qytetarëve na jep forcë për rikthimin e madh të LDK-së

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 7 qershorit: Veteranët e UÇK-së shprehin mbështetje për PDK-në

Meta përgatit një brez të ri syzesh inteligjente, në horizont katër modele të reja me

Departamenti i Gruas i KBI Gjilan organizon ekskursion njëditor me gratë e mësim-besimit

Kampionët e FC Dritës priten nga kryetari Alban Hyseni, mes mirënjohjes dhe krenarisë për qytetin

Konferenca Ndërkombëtare Vjetore – UKZ AC 2026 / “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”

LVV Gjilan organizon transmetim të finales së Ligës së Kampionëve dhe Tubim të Madh të

Kolonel Nevzad Asllani i bashkohet politikës pas një karriere të gjatë në shërbim të Kosovës

Kryetari Hyseni: Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e stadiumit sintetik të KF “Studenti” në Miresh

Bujanoc: Pensionohet profesori Zejni Fejzullahu, përcillet me respekt nga shkolla “Sezai Surroi” në Bujanoc

 Haliti: Brenda një jave u shënuan tri raste të thyerjeve dhe vjedhjeve në shkollat e Vitisë
Lajme

Haliti: Brenda një jave u shënuan tri raste të thyerjeve dhe vjedhjeve në shkollat e Vitisë

12 January 2026 0 Comment 5 min read

AA

Pasi u vodhën 11 laptopë, 1 projektor dhe një zmadhues zëri në një shkollë të Komunës së Vitisë, ka reaguar Sokol Haliti, kryetari i Komunës.

Ai është shprehur i shqetësuar për këto raste, ndërsa ka deklaruar se vetëm brenda një jave janë shënuar tri thyerje dhe vjedhje në tri shkolla të ndryshme.

“Ftoj organet kompetente  që të punojnë në zbardhjen e plotë të rasteve dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione lidhur me këto raste të njoftojnë organet kompetente, me qëllim që përgjegjësit të dalin para organeve të drejtësisë.” – thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë, më 12. 01. 2026.

Haliti ka thënë se Komuna e Vitisë pritet të bëjë së shpejti evidentimin e plotë të të gjitha dëmeve të shkaktuara dhe do të merren masat e nevojshme për sanimin dhe kompensimin e tyre, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

“Komuna e Vitisë u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e institucioneve tona publike, veçanërisht shkollave, të cilat janë pasuri e përbashkët dhe themel i së ardhmes së fëmijëve tanë. Çdo veprim që dëmton këto institucione dëmton drejtpërdrejt komunitetin tonë.” – është theksuar në njoftim.

KALLXO.com raportoi për vjedhjen e 11 laptopëve, 1 projektori dhe një zmadhuesi të zërit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë të Komunës së Vitisë. Ngjarja ka ndodhur më 06.01.2026.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com, Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, i cili tha se rasti është raportuar nga drejtoria e shkollës më 08. 01. 2026.

Sipas deklarimit të drejtorisë së shkollës, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë nga kabineti i informatikës.

“Njësitet e hetimeve dhe njësia forenzikes kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, rasti i cilësuar “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar nga hetues policor stacioni i Vitisë.” – ka thënë Hashani, më 12.01.2026.

Arta Ajeti, ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Arsimit në Viti tha për KALLXO.com se Shkolla “Dëshmorët e 5 Prillit” ka pasur edhe sistem të kamerave, por ka treguar se “në momentin që janë hyrë persona të paautorizuar e kanë marrë edhe kutinë ku ruhen të dhënat [pamjet ]e kamerave, atë e kanë hjek fillimisht, pastaj ka fillu demolimi.” – ka thënë ajo.

“[Të dyshuarit] Kanë hyrë nga dritaret, d.m.th xhamat janë të thyerë dhe kemi mungesë të 11 llaptopëve… Ka dëmtime ashtu të dyerve, mirëpo më së shumti fokusi i tyre ka qenë në teknologji.” – tha Ajeti, më 12. 01. 2026.

Share This:

Tags: Viti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Futbollisti gjilanas i Bayern Munich, Erblin Osmani,

1 June 2026
Futboll

Kosova sot përballet me Çekinë nga ora

31 May 2026
Sport

Pesë ndeshje, shumë dilema – Superliga mbyll

31 May 2026
Sport

Ylli i ri gjilanas i Bayern Munich,

31 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Komuna e Vitisë mirëpriti debatin “Fuqia në

18 May 2026

Komuna e Vitisë mirëpriti organizimin e debatit mbi politika me temën “Fuqia në partneritet:

Lajme

Në Viti u përkujtua dëshmori Safet Rexhepi

10 May 2026

Në komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit,

Lajme

Urimi i kryetarit Haliti me rastin e

4 May 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Komuna e Vitisë shpreh mirënjohjen dhe respektin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.