Homazhet për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.
Homazhet po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Osmani ngushëlloi familjarët e Dacit, të cilët ishin prezentë.
Sipas agjendës zyrtare të ceremonive mortore, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditës me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:45 në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore është paraparë të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në varrezat në Dragodan.
