Sunday 7 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në fillim s’iu bindën urdhërit për

Policia shqiptoi brenda një dite mbi 1700 gjoba ndaj atyre që s’respektuan rregullat në trafik

Inter Miami kampion i MLS Cup – Lionel Messi arrin trofeun e 48-të në karrierë

Arbër Ismajli konfirmon kandidimin për deputet në Kuvendin e Kosovës nga dega e LDK-së në

Doktori i shkencave dhe veterani i UÇK-së, i bashkohet AAK-së në garën për deputet

Djali i Jakup Krasniqit sërish kandidon për deputet

LDK mban sot konferencë për media, s’dihet arsyeja

Sot afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit

Nëntogerja e FSK-së shpallet më e mira në trajnimin në Abu Dabi

Parashikimi i motit për të shtunën, 06 dhejtor 2025

 “STUDIME LETRARE TË ZGJEDHURA” TË ANTON NIKË BERISHËS NJË KONTRIBUT I JASHTËZAKONSHËM, I SHTRIRË NDËR VITE
Kulturë Letërsi

“STUDIME LETRARE TË ZGJEDHURA” TË ANTON NIKË BERISHËS NJË KONTRIBUT I JASHTËZAKONSHËM, I SHTRIRË NDËR VITE

7 December 2025 0 Comment 15 min read

AA

(Fjala e profesorit Behar Gjoka nga Tirana në promovimin e Studimeve letrare të zgjedhura në 10 vëllime të Anton Nikë Berishës, në kuadër të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, më 22 nëntor 2025)

Do të doja të falënderoj nga zemra Sabit Rrustemin, për këtë mundësi, për këtë rrethanë të një dialogu të nevojshëm. Të një dialogu që sado vonë, por të komunikosh me institucionet, do të thosha, tashmë të studimtarisë letrare, të letërsisë, si profesor Antoni, është një shans që s’do ta humbisja.

Ma do mendja se meriton mirënjohje për këtë takim edhe Nazmi Rrahmani, pronar i shtëpisë botuese, “Faik Komnica”. Në fakt, pa botues, s’di ç’do të bënim ne që rrekemi të shkruajmë diçka. Në këtë kuptim janë këto rrethana, janë këto mundësi që njohim për të komunikuar tashmë. Të komunikosh për veprën letrare, për veprën studimore, për veprën akademike të profesor Anton Nikë Berishës, do të duheshin net, do të duheshin ditë. Do të duheshin padyshim konferenca, por unë i shpreh mirënjohje për një fakt, të më dëgjojë fjalën, se pasi kanë dalë librat, do të duhet të shkojnë te lexuesi. Dhe kjo është një mënyrë nga më të domosdoshmet që lexuesi tashmë ta prekë këtë përvojë.

Natyrisht, për mua ka qenë shtegtim nga marrëdhëniet me profin. Fillimisht unë kam lexuar tekstet dhe pastaj kemi rënë në kontakt miqësor dhe njerëzor, dhe të lexosh tekstet e tij është nga ato momente ku kënaqësia dhe përgjegjësia e njeriut në raport me fjalën janë shumë afër, janë shumë pranë. Dhe do të duhet të jemi, do të thosha, tepër të përqendruar për të udhëtuar në këtë univers të një fjale, jo thjesht të frymëzuar, por të menduar. Edhe të menduar, pikërisht në tiketë ku kumton shumë më qartë sesa diku tjetër. Natyrisht, është rrethana e dhjetë vëllimeve me studime letrare që na krijon mundësinë të takohemi, të shihemi në sy, të kuptojmë se vlerat shpesh i kemi afër, por nuk i vëmë re, dhe kjo ndoshta është një sëmundje ndër ne arbërorët, që ne shqiptarët ato vlera që i kemi afër i vëmë re me vonesë.

Megjithatë, më mirë vonë sesa kurrë, thuhet në popull. Ky botim 10 vëllimesh, në fakt, nuk bën asgjë tjetër përveçse evidenton një kontribut të jashtëzakonshëm të shtrirë ndër vite, por tashmë të sjellë në një pranëvënie të të gjitha lëmenjve, të të gjitha zhanreve, të të gjithë letërsisë së huaj dhe shqipe, të letërsisë së shkruar dhe letërsisë gojore të profesorit, dhe pa harruar këtu që profesori ngërthen në vete trinitetin e marrëdhënies me fjalën.

Është së pari shkrimtar dhe kush ka lexuar prozat e tij, romanet e tij kupton se kur e përmendim profesor Anton Nikë Berishën duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos për romanin “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar”, sepse kemi të bëjmë me një shkrimtar, me strukturën romanore, me gdhendjen e personazheve në raport me shumëçka që në përgjithësi te tekstet që u thonë roman, por nuk janë roman, ndërsa këtu kemi të bëjmë me një nga romanet më të plotësuara, më të evidentuara si zhanër, si gdhendje, si strukturë, si perceptim. Për të mos e tepruar më tepër, sepse vetëm fakti që janë shkruar mbi 50 punime, pra është shkruar një libër për këtë vepër dhe një studim monografik, besoj është e vetëmjaftueshme për të kapur dhe për të receptuar marrëdhënien që ka lexuesi me shkrimtarin. Ose vëllimet me poezi, ku, fjala vjen, “Prushi i bukurisë” është një model, një simfoni, një uverturë. Është çka të duash, është një poezi e lindur për të thënë se Anton Nikë Berisha është poet në raport me fjalën. Natyrisht, të gjitha këto përmasa na vënë përballë përgjegjësisë se kur u qasemi librave të profesor Antonit do të duhet të kuptojmë me sa përgjegjësi, me sa frymëzim, me sa admirim e kërkon fjalën dhe nuk e shkruan fjalën e parë që zakonisht ne e shkruajmë në kompjuter. Mirëpo, është një fjalë e tërësishme, e gdhendur në shpirtin e tij, në mendjen e tij, në përvojën e gjerë tashmë të ligjëruesit, të studiuesit krejt të kthjellët, krejt të ftohtë, krejt të ngrohtë. Pra, profesori ndryshe nga çka unë njoh të letërsisë shqipe dhe të studimeve letrare, aty ku është vlera është shumë i ngrohtë, është shumë i frymëzuar. Aty ku vlera kërcen, është analiza e ftohtë. Pra, pa lënë jashtë vëmendjes shumëçka duke u ndalur te gjithçka dhe këto vëllime na bindin se përvojat studimore janë të domosdoshme. Janë të domosdoshme sepse vijnë si një përvojë ligjëruesi, si një përvojë shkrimtari, si një përvojë studiuesi për të shkuar te teksti. Ne zakonisht shkojmë te autori dhe themi: “Ky autor është shumë i madh, unë nuk e kam lexuar!” Çfarë lidhje ka? Ju lutem.

Dhe profesori me këto vëllime, me këtë korpus akademik, me këtë korpus të jashtëzakonshëm studimtar së pari për mua zgjidh një problem, që lexuesi shqiptar qoftë edhe i specializuar, qoftë edhe me titull, nuk e ka fort të qartë, sepse çuditërisht dyshon se letërsia gojore ka vlerë. Ndërsa letërsia gojore ka kaluar breza, ka kaluar kohë, ka kaluar hapësira. Pra, është gdhendur. Ka realizuar atë që thotë Lasgushi, e lëmuar nëpër kurishte, nëpër shkëmbinj e të tjera dhe ka ardhur me këtë përvojë.

Pra, vlerësimi i barabartë i letërsisë gojore me letërsinë e shkruar është një nga kontributet e jashtëzakonshme të teorisë së sprovuar në studim, në qasje e përqasje edhe me vlerat e autorëve.

Natyrisht, s’ka autor, s’ka periudhë letrare të letërsisë shqipe që nuk i ka zgjuar interes. S’ka tekst, që shpesh ne harrojmë dhe themi “Do të vijë koha për ta lexuar”, që profesori nuk i është ofruar me optikën studimore, me kërkimin e vatrave që na çojnë te estetika, tek arti. Kjo bie në sy në marrëdhënie me të gjitha periudhat e letërsisë shqipe, në marrëdhënie me letërsinë e huaj, në marrëdhënie me letërsinë arbëreshe, në marrëdhënie me letërsinë bashkëkohore duke shënuar për mua një ngrehinë të pangjashme, sepse zakonisht studiuesit tanë, për inat të njëri – tjetrit, vlerësojnë një periudhë, por lënë në hije tjetrën. Profesori i ka parë njësoj, profesori i ka parë në sistem, i ka parë në hetimin shkencor, leximor e rileximor për të zbuluar se cila vatër është e dobishme, është me vlerë, është shenjë estetike.

Dhe për të mbyllur këtë pjesë të parë, unë do të thosha se në vështrimin, në vendosjen e një drejtpeshimi mes marrëdhënies së letërsisë shqipe dhe letërsisë së huaj është për t’u veçuar kontributi i jashtëzakonshëm i profesor Anton Nikë Berishës. Është fjala këtu për përkthimin e Gilgameshit, është fjala këtu për veprën fundamentale, studimin monografik për Aristotelin. Jemi në situatë të interesave shumë të gjera, vetëm një mendje e thellë, vetëm një shpirt i madh, vetëm një kërkues i palodhur, i paepur mbase, do të shkojë në interesa kaq të gjera, në thellësi kaq të theksuara në raport me letërsinë shqipe apo letërsinë e huaj, duke ngritur një ngrehinë të tillë, që me të drejtë Jahja Draqolli e quan “Kulla e shqipes”. Unë për humor dhe për seriozitet, nuk e di pse më krijon idenë e kullës së Babelit të letrave shqipe, sepse kam të drejtë ta them atë siç e receptoj, por është rast krejt specifik që interesimet e Anton Nikë Berishës janë për çdo fjalë shqipe, janë për çdo fjalë letrare të përbotshme, janë në kërkim të fjalës me anë të fjalës për të zgjuar interesin e lexuesit dhe kjo do të meritonte një përshëndetje krejt të veçantë dhe një duartrokitje.

Kam në analizë edhe një aspekt që për mua është më afër asaj që quhet interesime leximore dhe studimore të miat, është fjala këtu për vëllimin e katër, ku profesori ka përfshirë analizën krejt ndryshe të Buzukut si dukuri, të veprës “Meshari” si fakt gjuhësor dhe letrar, gjithashtu dhe të veprës së poezisë dhe prozës së Budit. Në këtë rast, një mendim që do të pranohet ose nuk do të pranohet, që është çështje dytësore. Mendoj se për nevojat që ka letërsia shqipe, për nevojat që ka letërsia e shekullit XVI – XVII shqipe ose e quajtura “letërsi e vjetër”, punimi mbi “Mesharin” është kurora e punëve të kryera të profesorit në marrëdhënie me letërsinë.

Pse them është kurora? Është kurora sepse në atë Shqipërinë tonë herë – herë “Meshari” është quajtur vetëm vepër e përkthyer, herë – herë është quajtur me vlera historike dhe gjuhësore, por jo letrare. Pra, jemi në një situatë të një leximi ndryshe dhe guxoj të them edhe përmbysës. Fakti që profesori argumenton se është një vepër e autorit, nuk është vepër e përkthyer, është ndryshim shumë i madh. Janë tejkaluar gjykime, paragjykime, lexime të shkujdesura duke e bërë këtë lloj formulimi, që është në atë situatë që një studiues duhet të marrë përgjegjësi, sepse nëse Buzuku i vuri sinorët e gjuhës së shkruar shqipe më 1555, si është e mundur që kaq vonë dhe kaq shkujdesur ne hetojmë, zbulojmë, gjejmë vlera letrare? Dhe të themi në këtë rast merita është e mirëfilltë, është e padiskutueshme.

Për të arritur në atë që quhet, në logjikën time, kontributi më i vyer, më i domosdoshëm për t’u shënuar, që nuk është thjesht vepër autoriale, por “Meshari” ka gjurmë të poezisë shqipe. Pra, profesori e analizon si poetin e parë të letrave shqipe. Natyrisht, kur i dëgjon këto gjëra, do të thuash se ka një guxim. Do të rrinim në atë mëdyshjen e një zyrtariteti të verifikimeve shqiptare që është letërsi fetare. Do të ishte jo fort normale dhe është shumë e rëndësishme që rruga që zgjedh studiuesi, profesori, për të ardhur deri te ky përfundim, merr në analizë tekstet e Buzukut, por nuk lë anash analizën, dijen teorike dhe dijen biblike, le të themi kështu. Duke vendosur në përqasje me psalmet e famshme, të cilat janë frymëzim, të cilat janë këngë, të cilat janë komunikim më shpirtëror i mundshëm, heton, zbulon dhe gjen katër nga këto, nga dy prej të cilave vetë Buzuku i quan psalme. Pra, aty ka qenë teksti, aty ka qenë Buzuku, aty ka qenë “Meshari”, por hetimi, hulumtimi, guximi për t’i thënë gjërat na çon në një situatë që do të duhej përshëndetur, do të duhej trajtuar në dimensionin kërkimor që mund të realizohej një studiues kaq serioz, kaq i thellë në gjykimet që i ka bërë letraritetit të letërsisë shqipe.

Më tutje, argumenti i teksteve të Buzukut shkon në dhjetë tekste të tjera, sidomos në shtatë tekstet për shtatë mëkatet, që kapin 128 vargje, të cilat, sipas studiuesit Berisha, bëjnë poemën e parë të botuar në gjuhën tonë, që dëshmon për atë rrugë të autorit për të përforcuar mendimin se kemi poezi, duke kthyer prozën në poezi. Për disa tekste këtë gjë e kishte bërë më herët edhe Mojkom Zeqo, por këtu jemi në argument të plotë, të thelluar të një mendimi që do të duhej vlerësuar, duhet marrë në konsideratë, duhet debatuar, do të duhej që vatrat tekstore të “Mesharit” mos t’i lexojmë faqen e parë apo faqen e fundit, por ta lexojmë në të gjithë materien, në gjithë shtrirjen, në gjithë atë akt sublim të shkrimit të shqipes, por jo vetëm si fakt dytësor, por edhe si fakt letrar, edhe si fakt estetik, sepse pasthënia e tij është pranuar tashmë që është tekst autorial, ose është thënë prozë poetike, ose është lënë në një situatë jo fort të konsiderueshme prania e shenjave poetike, dhe për këtë arsye kjo vepër, ky punim është ndër prurjet, është ndër thesaret, është ndër ato situata që i bëjnë nder studimeve letrare shqipe dhe për mua shënon kulmin e kontributeve të profesor Antonit në studimin e letërsisë shqipe.

Për të ardhur te çështja e fundit, e kam fjalën për Budin. Duke qenë dhe lexues dhe studiues i Budit, këtu jemi në një lexim më të thelluar, më të plotë, më të gjerë të përmasave poetike të veprës së Pjetër Budit, të evidentimit tashmë të rrugëve të sjella nga Budi, të krahasimeve me letërsinë popullore, të përqasjes herë – herë me natyrën e psalmeve, të atij bariu shpirtëror që këngëtimin, këngën nuk e thoshte veç si shërbesë, por e thoshte edhe si poezi, nuk e thoshte thjesht si poet, por edhe si prijës shpirtëror. Ose studimi i prozës, i parathënieve, i pasthënieve, sepse shpesh duke thënë letërsi e vjetër, duket se e kemi kaluar në muze. Në fakt, ajo është letërsi e gjallë nëse ne e lexojmë, nëse ne e prekim, nëse ne e shohim atë situatë, atë mrekulli, atë magji që kanë tekstet e Buzukut dhe të Budit, vargjet e Bogdanit, për të krijuar atë universin e parë të letrave shqipe, të gjuhës shqipe, të një ame që i bën nder letërsisë shqipe, i bën nder kulturës shqiptare, i bën nder emrit arbëror.”

(E transkriptoi dhe përgatiti për botim Blinerë Hajdari)

Share This:

Tags: Vjeshta Letrare e Gjilanit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar

7 December 2025
Kulturë

“STUDIME LETRARE TË ZGJEDHURA” TË ANTON NIKË

7 December 2025
Film

Trump nderon artistët e mëdhenjë Holyvoodian! Yje

7 December 2025
Lajme

Policia shqiptoi brenda një dite mbi 1700

7 December 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Në “Vjeshtën letrare”, shpaloset dhe vlerësohet portreti

3 November 2025

Nuk kanë të ndalur aktivitetet e edicionit të 16 të manifestimit tradicional kulturor, i

Kulturë Letërsi

Nexhat Rexha: “Vjeshta letrare e Gjilanit”/2025 –

22 October 2025

“Vjeshta letrare e Gjilanit”/2025 – ME BOTIME TË REJA DHE VLERA TË MIRËFILLTA ARTISTIKE

Kulturë Lajme Letërsi

FOTO – Edicioni i 14-të i Manifestimit

7 October 2023

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.