Kapiteni Berat Gjimshiti, atlete donacion për KF Tërnocin, klubi e falënderon
Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ka dhuruar atlete për ekipin e parë të KF Tërnoci.
Falënderimi nga klubi:
Faleminderit Kapiten! 🇦🇱
Një falënderim i veçantë për Berat Gjimshitin, kapitenin e Kombëtares shqiptare dhe bashkëvendasin tonë, i cili na ka dhuruar atlete futbolli të markës më të njohur për të gjithë ekipin e parë të KF Tërnocit.
Ky gjest tregon zemrën e madhe dhe dashurinë që ka për vendlindjen dhe futbollin tonë.
Faleminderit, Berat, që nuk na harron! ❤️⚽
TËRNOC ME 🫶
