Gjilan: Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” – zhvillon aktivitet rekreativ me fëmijët në “Kasollja e Zanave”
Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan kaluan një ditë plot gëzim dhe aventura gjatë vizitës në “Kasollet e Zanave”.
Në këtë udhëtim të veçantë, ata shijuan lojërat në natyrë, takimin me kafshët dhe ecjen përgjatë shtigjeve të gjelbëruara.
Me shumë entuziazëm, fëmijët eksploruan çdo kënd të vendit, duke u mahnitur nga bukuritë e ambientit dhe magjia që ofron “Kasollja e Zanave”.
Dita u mbush me buzëqeshje, bashkëbisedime e momente të paharrueshme që sollën gëzim për të gjithë.
“Një përvojë e mrekullueshme që do të mbetet gjatë në kujtimet tona!”, u shprehën ata.









