Friday 1 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“O drejtësi o s’ka qetësi” – punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

1 Maji: Punëtorët e sektorit privat protestojnë në Prishtinë

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haziri: Bashkimi i të djathtës rikthen rolin e LDK-së në shtet, funksionalizohet Shtabi i madh

Është pensionuar Dr. Ajhane Gashi Sefiu specialiste e mikrobiologjisë

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon ngritje në lirinë e medias në raportin 2026

Studentët e Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale vizituan Qendrën e Azilit në

“S’ka dorëheqje në LDK: Lushaku-Sadriu flet për ‘fushatë paniku’ dhe paralajmëron bashkimin e së djathtës”

Një koncert “ndryshe” që i dha frymë qytetit: arti që theu rutinën në Gjilan

Kamenicë: Policia godet kontrabandën me Serbinë, kapen 155 kg duhan në Novosellë

 Me marshin sensibilizues për kancerin e gjirit, përmbyllen aktivitet e muajit “Rozë”
Lajme

Me marshin sensibilizues për kancerin e gjirit, përmbyllen aktivitet e muajit “Rozë”

30 October 2025 0 Comment 8 min read

AA

Përmbyllen aktivitetet e ndryshme sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatat partnere.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, në bashkpunim me Qendrën e Rinisë, organizuan përmbylljen mujore të aktiviteteve vetëdijesuese me Marshin Sensibilizues, në kuadër të muajit “Rozë” – muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Aktiviteti ka vazhduar me marshin sensibilizues për Kancerin e Gjirit nga QKMF-ja nëpër qendër të qytetit dhe deri te Qendra Rinore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ishte pjesë në panelin e diskutimit mbi ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, që u mbajt në Shtëpinë e Rinisë në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të Muajit Rozë, të organizuara nga QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në bashkëpunim me Qendrën e Rinisë.

“Ky ishte një moment reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor për gratë, ndërsa ekipet e QKMF-së dhe të rinjtë vazhduan me marshin sensibilizues në qytet për të përçuar mesazhin e ndërgjegjësimit”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoi të gjithë mjekët, stafin shëndetësor dhe të rinjtë që po e mbajnë gjallë këtë kauzë të rëndësishme për shëndetin dhe jetën.

Ndërsa nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se ësshtë nder dhe kënaqësi që sot jemi bashkë në këtë marsh sensibilizues, në kuadër të muajit “Rozë” – muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Sipas saj ky aktivitet nuk është vetëm një ecje simbolike, por një thirrje për kujdes, për dashuri ndaj vetes dhe për ndërgjegjësim të vazhdueshëm ndaj një sëmundjeje që prek shumë jetë, por që mund të parandalohet me diagnostifikim të hershëm.

“Si nënkryetare e Komunës, por edhe si grua e nënë, e ndiej përgjegjësinë që ne si institucione të mbështesim çdo nismë që synon shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja, theksoi se në këtë ditë, shprehin respekt të thellë për gratë që me forcë dhe guxim po e përballojnë këtë sfidë dhe kujtojnë me nderim ato që nuk janë më mes nesh.

“Le të ecim sot bashkë, me vetëdije e solidaritet, për ta përçuar mesazhin se diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë. Faleminderit për pjesëmarrjen dhe për kontributin tuaj të çmuar”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.

Basri Kamberi, u.d i drejtorit të QKMF-së Basri Kamberi, tha se: jemi mbledhur për të theksuar një të vërtetë jetike se: zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Sipas tij në këtë drejtim, stafi shëndetësor i QKMF-së ka një rol thelbësor, ne jemi vija e parë e kujdesit shëndetësor, aty ku fillon edukimi, këshillimi dhe vetëdijësimi i popullatës sonë për rëndësinë e kontrollit të hershëm të gjirit.

Ai tregoi se çdo mjek, infermier dhe punonjës tjetër shëndetësor është një zë i parandalimit. Përmes kontakteve të përditshme me pacient, ne kemi mundësi që: Inkurojojmë gratë të bëjnë vetkontrollën e rregulltë të gjirit një herë në muaj ( zakonisht 5-7 ditë pas përfundimit të menstruacioneve).

“Të mësojmë për rëndësinë e Mamografisë- pra Mamografia është një ekzaminim radiologjik i gjirit, përmes të cilit kanceri i gjirit mund të zbulohet 2-3 vjet para se të preket me dorë”, tha Kamberi.

U. d i drejtorit të QKMF-së shtoi se gratë që e zbulojnë kancerin herët përmes mamografisë sipas OBSH-së 90-95% e tyre kanë shërim të plotë pas trajtimit të duhur.

Kur zbulohet herët shmangen ndërhyrjet kirurgjike dhe trajtimet e rënda.

Sipas tij mamografia rekomandohet për gratë e moshës mbi 40 vjeç që ta bëjnë mamografinë çdo 1-2 vjet, kurse gratë me histori familjare për kancer të gjirit dhe ato që vërejnë ndryshime në gjinjë të bëjnë edhe më herët në konsultë me mjekun.

“Kemi mundësi të edukojmë popullatën tonë për shenjat paralajmëruese të sëmundjes si: Gungë në gji apo nën sqetull. Ndryshime në formën dhe madhësinë e gjirit. Tërheqja nga brenda e majës së gjirit, e cila nuk kthehet më jashtë. Sekrete të pazakonshme nga maja e gjirit, sidomos nëse janë me gjak ose ngjyrë kafe. Ndryshime në lëkurën e gjirit, skuqje, rrudhosje, trashje si lëkurë portokalli. Dhimbje ose ndjesi rëndese në një pjesë të gjirit. Ajtje dhe skuqje në zonën e sqetullës”, tha Basri Kamberi.

U. d i drejtorit, shtoi se në QKMF në korrik të vitit 2023 ka filluar punën Mamografi, i cili është ndër më të mirët në Kosovë, është i përshtatshëm për gratë, sepse nuk shkakton dhimbje gjatë procedurës.

Ai tregoi se mamografia është falas, në raste të nevojshme kryhet edhe Ultrazëri i gjirit. Ulrazëri i gjirit dhe leximi i mamografive bëhet nga Dr. Muharrem Sadiku, radiolog, kurse Mamografinë e realizon teknikja e radiologjisë Donjeta Ajeti.

Basri Kamberi, tha se në vitin 2023 janë kryer 804 mamografi, 2024 janë kryer 1070 dhe 2025 deri më tani 695, ku 145 janë në muajit tetor.

Deri më tani janë realizuar 2569 mamografi, ku 5% e tyre kanë qenë të dyshimta për kancer të gjirit.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

“O drejtësi o s’ka qetësi” – punëtorët

1 May 2026
Lajme

1 Maji: Punëtorët e sektorit privat protestojnë

1 May 2026
Lajme

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet

30 April 2026
Lajme

Haziri: Bashkimi i të djathtës rikthen rolin

30 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

“O drejtësi o s’ka qetësi” – punëtorët

1 May 2026

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Lajme

1 Maji: Punëtorët e sektorit privat protestojnë

1 May 2026

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj 2026,

Lajme

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet

30 April 2026

30 prill 2026| 21:10 – Kongresmeni Keith Self së bashku me Kongresmenin Ritchie Torres

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.