Kryqi i Kuq në Gjilan ndihmon familjet në neojë në prag të muajit të Solidaritetit
Në kuadër të Muajit të Solidaritetit, Kryqi i Kuq – Dega në Gjilan po zhvillon aktivitete humanitare me qëllim që të ndihmojë familjet në nevojë.
“Gjatë këtij muaji, vullnetarët tanë janë angazhuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe materiale për familjet që përballen me vështirësi ekonomike.”, shkruan faqja e Kryqit te Kuq.
Aty theksohet se me mbështetjen e donatorëve dhe bashkëpunëtorëve, ky intitucion po dëshmon se solidariteti dhe humanizmi janë vlera që na bashkojnë si komunitet.
