Thursday 2 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

Alban Hyseni: Po shtrëngojmë shumë duar, sepse kemi punuar me nder e dinjitet

UKZ mirëpret delegacionin e PH Zug

Trump prezantoi planin për Gazën, reagon Erdogan

Alban Hyseni: “Për 4 vjet, kemi investuar mbi 1.5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit

 Bankat rrisin normat e interesit, ekspertët: Po ndikon inflacioni dhe kriza institucionale
Ekonomi Lajme

Bankat rrisin normat e interesit, ekspertët: Po ndikon inflacioni dhe kriza institucionale

28 September 2025 0 Comment 8 min read

AA

Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme nga muaji i kaluar, duke rënduar buxhetet familjare dhe planet investuese të bizneseve.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, duke u paraqitur si klientë të interesuar, testuan tregun bankar në fund të gushtit.

Dallimi ishte i dukshëm: disa banka ofruan kredi me norma interesi mbi 7%, njëra 8% – nga rreth 6% sa ishin më parë – ndërsa për bizneset normat ngjiteshin mbi 10%.

Punonjësit bankarë dhanë përgjigje të ngjashme: “Kamatat janë rritur shumë”, por askush nuk dha një shpjegim të qartë pse.

Në pyetjet drejtuar disa bankave për këtë çështje – përfshirë Raiffeisen, BKT, ProCredit, NLB, TEB dhe BPB – Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje.

Por, rritjen e konfirmon Banka Qendrore e Kosovës (BQK), edhe pse me shifra më të ulëta nga sa e paraqesin bankat.

Sipas të dhënave të BQK-së, dërguar REL-it, norma mesatare e interesit në kredi në korrik të vitit 2025 ishte 6.38%, nga 6.17% një vit më parë.

Sipas punonjësve bankarë, rritja faktike nisi nga gushti e këndej.

Faktorët që ndikuan në rritjen e kamatave

Ekspertët financiarë thonë se rritja e normave të interesit lidhet kryesisht me tre faktorë: politikat e Bankës Qendrore të Kosovës, inflacionin dhe krizën institucionale.

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, shpjegon se një ndikim të madh ka pasur rritja e rezervave të detyrueshme që bankat duhet t’i mbajnë.

Derisa më parë bankat mbanin kapital prej 8% deri në 12% të aseteve të rrezikuara, nga qershori i këtij viti BQK-ja e ka rritur këtë normë në 10% deri në 14%.

Kjo do të thotë se për çdo kredi të dhënë, bankat duhet të mbajnë më shumë kapital rezervë. Dhe, për ta kompensuar këtë “bllokim kapitali”, bankat shpesh rrisin normat e interesit ndaj klientëve, thotë Mehmeti.

“Për shembull, nëse një bankë jep kredi prej 100 milionë eurosh, më parë duhej të mbante tetë milionë euro kapital, ndërsa tani janë dhjetë milionë – dy milionë euro më shumë të bllokuara që nuk mund të përdoren për kredi të reja”, shpjegon Mehmeti, themelues i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo çështje ishte e rregulluar me Rregulloren për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave, të vitit 2015, që përcaktonte mbajtjen e kapitalit nga 8% deri në 12% të totalit të aseteve të rrezikuara.

Por, BQK-ja konfirmoi se ka vendosur një shtesë prej 2% mbi asetet me rrezik.

Ky vendim u mor vitin e kaluar, por zbatimi i tij nisi në qershor dhe synon “të forcojë qëndrueshmërinë e sektorit financiar në Kosovë”.

Mehmeti thotë se një tjetër arsye për rritjen e normave të interesit është edhe rritja e inflacionit.

Në gusht të këtij viti, inflacioni arriti në 4.5%, krahasuar me 1.4% në gusht të vitit të kaluar.

“Kur çmimet rriten, paraja humb vlerë”, thotë Mehmeti dhe, për t’u mbrojtur nga kjo humbje, bankat rrisin normat e interesit.

“Inflacioni i lartë rrit rrezikun që qytetarët të mos përballojnë pagesat e kredive, pasi shpenzimet e përditshme janë më të larta. Kjo i shtyn bankat të kërkojnë një prim më të madh për rrezikun, duke çuar në kamata më të larta”, shton Mehmeti.

Përveç faktorëve ekonomikë, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se në rritjen e normave të interesit ka ndikuar edhe kriza politike.

Kosova, tash e sa muaj, është me Qeveri në detyrë dhe pa Kuvend të konstituuar plotësisht.

Bektashi thotë se mosmarrja e donacioneve apo kredive ndërkombëtare, që kërkojnë miratim me dy të tretat e votave në Kuvend, ka zvogëluar qarkullimin e euros në treg.

“Mungesa e parasë ul ofertën dhe rrit kërkesën për kredi, duke shtyrë bankat t’i rrisin kamatat”, shpjegon Bektashi.

Për shkak të bllokadës institucionale, tetë marrëveshje ndërkombëtare për financime dhe kredi me Bashkimin Evropian, të publikuara vitin e kaluar në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk janë miratuar ende.

Si për Mehmetin, ashtu edhe për Bektashin, situata është interesante për tregun bankar, pasi normat e interesit për kredi po rriten, ndërsa ato për depozita më ngadalë.

Bektashi thotë se ulja e normave të interesit për kredi mund të arrihet përmes rritjes së konkurrencës.

“Të licencohen banka të reja që të hyjnë në tregun e vendit, në mënyrë që t’i detyrojnë bankat ekzistuese t’i ulin normat e interesit”, thotë Bektashi, duke shtuar se fitimet e bankave, aktualisht, janë të larta.

Bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit dhe të depozitave, duke u bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë direkt te to.

Sipas BQK-së, tregu bankar funksionon si një treg i lirë, ku kushtet e tregut përcaktojnë koston e fondeve dhe të kredive.

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, ndërsa funksionojnë edhe nëntë institucione mikrofinanciare që ofrojnë kredi për qytetarët. Megjithëse kushtet e këtyre të fundit janë më të lehta, normat e interesit që aplikojnë janë dukshëm më të larta, rreth 20 për qind.

Share This:

Tags: Kredit Kartela
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave

2 October 2025
Lajme

Elon Musk, i pari në botë me

2 October 2025
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

2 October 2025
Futboll

Drita fillon rrugëtimin në Ligën e Konferencës

2 October 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.