
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar se nga data 23 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për vizitorët, me qëllim parandalimin e infeksioneve spitalore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Sipas njoftimit, vizitat do të lejohen vetëm në orarin e përcaktuar: çdo ditë nga ora 14:00 deri në 14:30 dhe nga ora 18:00 deri në 19:00, në të gjitha shërbimet e spitalit.
Zyrtarët e spitalit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë orarin e vizitave, duke theksuar se kjo masë siguron mbrojtje më të madhe nga infeksionet për pacientët dhe vizitorët, si dhe mundëson një punë më efikase për stafin mjekësor.
