
Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës
Banorët e Kamenicës do të përballen sot me reduktime të furnizimit me ujë, si pasojë e rimbushjes së rezervuarëve dhe stacionit të pompimit në Berivojcë.

Reduktimet do të zgjasin deri në orën 16:00 të pasdites së 22 shtatorit dhe do të prekin Lagjen Malësia, Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, “Betejën e Kikës”, si dhe lagjen Iliria.
Nga kompania e ujësjellësit është bërë e ditur se ky vendim është marrë për shkak të thatësirës së vazhdueshme, mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta, të cilat kanë sjellë rënie të ndjeshme të rezervave ujore.
Konsumatorët janë ftuar të përdorin ujin me kujdes dhe të shmangin shpenzimet e panevojshme, në mënyrë që të mundësohet furnizimi i qëndrueshëm gjatë ditëve në vijim.
