Thursday 6 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Xhevat Bekteshi – Profili i ekspertit të metrologjisë, personalitetit jashtëzakonisht të suksesshëm në shumë fusha
Ciceroni Featured Lajme

Xhevat Bekteshi – Profili i ekspertit të metrologjisë, personalitetit jashtëzakonisht të suksesshëm në shumë fusha

14 September 2025 0 Comment 9 min read

AA

Të dashur familjarë, farefis, miqë, kolegë dhe qytetraë të dashur të Livicit dhe Komunës së Gjilanit:

Unë jam Xhevat Bekteshi, nga Livoci i Ulët, i gjeneratës ’81. Prej 43 vitesh jam rritur, formuar dhe angazhuar me zemër e mendje në shërbim të komunitetit—në Livoç, në Gjilan, në Prishtinë dhe në diasporë, nga Stuttgart-i e Frankfurti, deri në Bonn e Bruksel, Ankara e New York.

Që nga rinia ime kam ndjekur rrugën e punës së ndershme, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin e vendit tonë dhe për të qenë gjithmonë pranë njerëzve të mi, kudo që kam jetuar e punuar.

Karriera dhe Eksperienca Profesionale

– Studimet i kam përfunduar në Inxhinieri Elektroteknike dhe më pas i kam thelluar me një Master në Administratë Publike. Aktualisht, jam doktorant në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke hulumtuar tema që lidhen me zhvillimin institucional dhe energjinë e qëndrueshme.

– Kam qenë themelues i Këshillit të Metrologjisë së Kosovës dhe kam ngritur Laboratorin Qendror të Metrologjisë në Prishtinë, i cili sot funksionon sipas standardeve më të larta evropiane (ISO). Jam gjithashtu i pari i certifikuar në këtë fushë në Kosovë.

– Kam shërbyer si drejtor i Metrologjisë së Kosovës dhe drejtor në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, ku kam hartuar module kyçe për hulumtimin dhe zhvillimin e burimeve të reja të energjisë, si dhe për modulin energjetik në Planin Hapësinor të Kosovës.

– Si kryeinspektor i rrjetit elektroenergjetik, kam dhënë kontribut në ndërtimin dhe mbikëqyrjen e standardeve të sigurisë dhe qëndrueshmërisë energjetike për të ardhmen e vendit.

– Kam pasur nderin të përfaqësoj Kosovën në shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare, me vizita zyrtare në New York (OKB), Paris (laboratorët e etaloneve metrologjike), Bruksel (ISO), Ankara, Sofje, si dhe në qytete me komunitet të fuqishëm shqiptar në diasporë, si Stuttgart, Frankfurt dhe Bonn. Aty kam sjellë përvojë dhe dije që më pas i kam kthyer në shërbim të komunitetit tonë.

Kudo që kam qenë, kurrë nuk e kam harruar vendlindjen time,për ta ngritur më lart vendin tonë—me dije, me përkushtim dhe me zemër.

Përveç punës si profesor i shkollave të mesme profesionale,ka qe tetë vite që punoj në Universiteti n”Kadri Zeka” në Gjilan,si Koordinator i mësimit praktik dhe tani edhe si Koordinator i cilësisë në Fakultetin e Edukimit ku me përkushtim dhe punë profesionale jap kontributin,mes lidhjes së teorisë pedagogjike dhe punës praktike të studentëve.

Lidhja me komunitetin dhe Shoqata “Kadri ZEKA”!

Që nga viti 1991, në një kohë kritike për Kosovën, kam qenë i angazhuar me diasporën në Gjermani, pa ndërprerje. Kam qenë bashkëthemelues i Shoqatës “Kadri Zeka” në Nürtingen, e cila edhe sot vazhdon të jetë aktive dhe e përkushtuar ndaj ruajtjes së lidhjeve kulturore, sociale dhe edukative mes diasporës dhe atdheut. Ky rrugëtim më ka mësuar rëndësinë e bashkëpunimit, të solidaritetit dhe fuqinë që ka një komunitet i bashkuar rreth qëllimeve të mëdha.

Vizion për Livoçin dhe Gjilanin

Nëse do marr besimin tuaj për të përfaqësuar interesat tuaja si asambleist, angazhimi im do të jetë i qartë, i sinqertë dhe i pakompromis:

– Përkrahje e palëkundur për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e lavdishëm të UÇK-së—ata që e kanë bërë të mundur lirinë që gëzojmë sot;

– Fokus i veçantë në arsim, me përkushtim të plotë për ngritjen e cilësisë dhe mbështetje për të rinjtë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional;

– Zhvillim i infrastrukturës moderne: rrugë të sigurta që lidhin Livoçin dhe fshatrat përreth me Gjilanin, Prishtinën dhe çdo cep të Kosovës;

– Ambient i pastër dhe i gjelbër: pastrim dhe rregullim i Lumit të Livoçit, gjelbërim i hapësirave publike, ndërtim parkesh, trotuare të rregullta dhe ndriçim publik;

– Fuqizim i lidhjeve kulturore dhe kombëtare me Prishtinën, Luginën e Preshevës,

– Kumanovën dhe trevat shqiptare kudo që janë;

– Punë e ndershme, e sinqertë dhe transparente, me përvojën time në menaxhim publik dhe përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare

– Zëri im do të jetë zëri juaj. Vullneti im – përkushtim ndaj njerëzve, ndaj vendlindjes dhe ndaj të ardhmes sonë të përbashkët.

Parimi im personal

Në rastin tim, vetëm ata që janë kundër rritjes dhe zhvillimit të Kosovës mund të jenë kundër meje. Çdo person që punon me ndershmëri për të mirën e komunitetit, pa dallim partie apo pozite – ka përkrahjen time të plotë. Unë besoj në bashkëpunim, në përparim dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, pa ndasi dhe pa interesa personale.

Mesazhi im për ju

Unë jam i renditur me numrin 2 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Komunën e Gjilanit.

Obligimi i juaj është të më votoni dhe të mos më harroni!

Sepse unë nuk ju kam harruar asnjëherë, as kur kam qenë në Gjilan, as në Prishtinë, as në diasporë. Zëri juaj ka qenë gjithmonë udhërrëfyesi im.

Unë dhe ju, familja, farefisi, miqtë, shoqëria, kolegët dhe qytetarët e Livoçit dhe Gjilanit, mund të ndërtojmë një komunitet më të fortë, më të gjelbër, më të pastër, më të arsimuar dhe më të lidhur me gjithë Kosovën dhe trojet shqiptare.

Ju faleminderit përzemërsisht për mbështetjen, besimin dhe dashurinë!

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Dua Lipën, me

Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026

Dy punëtorë nga Kosova kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.