Tuesday 17 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan – Polici Ron Shkodra nderohet me mirënjohje për përkushtim dhe profesionalizëm në detyrë

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen realitet

Urgjente: Kërkohet ndihmë për 10-vjeçarin, është diagnostikuar me leucemi akute

150 familje në nevojë përfitojnë pako ushqimore në Gjilan

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit në renovim, paralajmërohet reduktim i përkohshëm i kapaciteteve

Ndeshja Poloni-Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Afatet dhe si të aplikoni

Studime: Shkruan Prof. Dr. Shyqri Galica – Vetëdija kritike dhe estetike e Konicës

QKK uron aktoren Luana Bajrami për suksesin në ceremoninë Oscars

Rahimaj organizon iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Kamenicë

 Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani
Lajme

Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani

31 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Hera e fundit që shkalla e papunësisë në Gjermani ishte kaq e lartë në muajin gusht, ishte 15 vjet më parë. Megjithatë ekspertët i shohin muajt e ardhshëm me një optimizëm të lehtë.

Papunësia në Gjermani është rritur në më shumë se tre milionë njerëz për herë të parë në më shumë se dhjetë vitet e fundit. Numri i të papunëve u rrit në gusht krahasuar me muajin e kaluar me 46.000, në 3.025 milionë. Kjo është 153.000 më shumë se në gusht të vitit 2024, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit në Nuremberg. Shkalla e papunësisë u rrit krahasuar me korrikun e këtij viti me 0,1 pikë përqindjeje, në 6,4 përqind.

Numri i të papunëve mbi kufirin prej tre milionësh u regjistrua për herë të fundit në shkurt të vitit 2015.

Pushimet verore nuk e shpjegojnë zhvillimin

“Tregu i punës karakterizohet ende nga stanjacioni ekonomik në vitet e fundit”, tha drejtuesja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles. “Megjithatë, ka edhe shenjat e para të stabilizimit”, shton ajo.

Numri i të papunëve në Gjermani rritet parimisht gjithmonë gjatë verës, sepse kompanitë punësojnë më pak para pushimeve vjetore. Por shifrat e gushtit ishin për herë të fundit kaq të larta 15 vjet më parë.

“Tre milionë të papunë janë një pasojë e turpshme e refuzimit për të zbatuar reformat në vitet e fundit”, tha Rainer Dulger, president i Konfederatës së Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë. Ai theksoi se tani nevojitet një valë e vërtetë reformash në vjeshtë.

A do të stabilizohet tregu i punës?

Në një krahasim mbarëkombëtar, shkalla e papunësisë në landet Bremen (11.8 përqind) dhe Berlin (10.5 përqind) është tepër e lartë. Ndërsa në landet jugore,  në Bavari (4.2 përqind) dhe Baden-Württemberg (4.7 përqind) shifrat e papunësisë janë më të ulëtat. Agjencia Federale e Punësimit për statistikat përdori të dhëna të disponueshme deri më datën 13 gusht. Të dhënat pas datës 13 gusht do të përpunohen në bilancin zyrtar për këtë muaj, që bëhet muajin e ardhshëm.

Por pavarësisht këtyre shifrave të reja rekord, Instituti për Kërkime të Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB) sheh shenjat e para të përmirësimit të gjendje. Për barometrin e tyre të tregut të punës, ekspertët anketojnë të gjitha agjencitë e punësimit çdo muaj në lidhje me pritjet e tyre për tre muajt e ardhshëm.

Në gusht, për herë të parë në tre vjetët e fundit, ata prisnin që rritja e papunësisë të ndalej. Gjithashtu, sipas këtyre vlerësimeve, punësimi mund të fitonte përsëri të merrte vrull.

Clemens Fuest, President i Institutit Ifo, i rekomandon qeverisë federale të miratojë kundërmasa sa më shpejt të jetë e mundur. “Politika duhet të tregojë se nuk është vetëm e aftë të marrë hua, por edhe të zbatojë reforma strukturore që janë të vështira dhe shkaktojnë konflikte”, tha Fuest. “Nëse reformat kanë sukses, investimet private në Gjermani do të rriten përsëri, dhe bashkë me të do të hapen edhe vende të reja pune”, thotë ai. /DW

Share This:

Tags: Germany
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan – Polici Ron Shkodra nderohet me

16 March 2026
Lajme

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u

16 March 2026
Lajme

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen

16 March 2026
Lajme

Urgjente: Kërkohet ndihmë për 10-vjeçarin, është diagnostikuar

16 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e

10 March 2026

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Württemberg më 8 mars 2026, me 30.2

Lajme

Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661

25 February 2026

Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi për të huaj në vitin 2025, një numër

Lajme

Gjermania kampion i Evropës, e fiton në

14 September 2025

Gjermania me një përmbysje të madhe e ka mposhtur Turqinë në finalen e “EuroBasket”

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.