
Arrestohet një ukrainas i dyshuar për sulme ndaj Nord Stream!!!
Autoritetet gjermane së bashku me ato italiane kanë arrestuar në Rimini të Italisë një ukrainas, të dyshuar për shpërthimin me eksploziv në tubacionet Nord Stream, gazpërçuesin nga Rusia në Gjermani.

I dyshuari është një ukrainas dhe kosiderohet edhe një nga koordinatorët e shpërthimit, afërsisht tre vjet më parë, në Detin e Veriut.
Ukrainasi i arrestuar me emrin Serhiij K. dyshohet se i përket grupit të personave që kanë vendosur eksploziv në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, pranë ishullit Bornholm në shtator 2022.
Për më tepër, ky person dyshohet se është edhe koordinator i sulmit, njofton Zyra e Prokurorit Federal. Dyshohet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë përdorur një jaht që ishte marrë me qira nga një kompani gjermane përmes ndërmjetësve duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara.
I arrestuari është transferuar nga Italia në Gjermani ku do të përgjigjet para gjykatave gjermane.
Menjëherë pas sulmit shumëkush ka akuzuar Rusinë për organizimin e këtij sulmi, por duket se sulmin e kanë kryer ukrainasit. Nëse kanë vepruar në koordinim me ndonjë qendër politike, mbetet të shihet.
Këto shpërthime kanë shkaktuar rrjedhje të mëdha të gazit në det. Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 janë dy përçuesit kryesor të gazit nga Rusia në Gjermani dhe Evropë, por tubacioni i dytë nuk është futur në përdorim pothuajse kurrë.
