
Gjilan: Pensionohet mësimdhënësi i shkollës “Abaz Ajeti”, Muharrem Nuhiu
Pas dekadash të tëra të përkushtimit, punës dhe dashurisë për nxënësit, arsimtari Muharrem Nuhiu u pensionua duke lënë pas një gjurmë të pashlyeshme në arsim, thuhet në njoftimin e shkollës “Abaz Ajeti”, Gjilan.

Kolegët dhe drejtoria, në një organizim të ngrohtë, e uruan me gjithë zemër për këtë kapitull të ri të jetës.
“Faleminderit mësimdhënësi Muharrem për kontributin, përvojën dhe shembullin që na keni dhënë. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe vite të qeta në pension”, thuhet në njoftimin e shkollës “Abaz Ajeti”, Gjilan.
