
Temperatura të larta sot, maksimalja 37 gradë
Mot shumë i nxehtë po parashihet ditën e martë në vend, kryesisht me kthjellime e diell.

Temperaturat minimale zbresin deri në 17C e 20C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 34C e 37C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 5-10m/s.
Nxehtë mbetet ditëve vijuese, kryesisht me diell. Në pjesën e dytë të javës nga dita e enjtë kalojnë vranësira kohëpaskohe.
Temperaturat maksimale nga 34C e 35C, zbresin deri në 32C përgjatë fundjave. Erërat vazhdojnë të frynë nga krahu verior, të lehta dhe mesatare 4-11m/s, njofton Mendimi për Motin.
