
Suspendohen katër zyrtarë policorë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur një hetimet për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pasur lëshime apo përfshirje të mundshme në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës të dyshuari të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Bazuar në autorizimet ligjore dhe me qëllim ruajtjen e integritetit të hetimit si dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Sipas këtij rekomandimi, janë suspenduar:
Një rreshter policor dhe një hetues nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Gjilanit.
Një rreshter policor, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës
Një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan
