Saturday 18 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Rikthehet këtë fundjavë Superliga e Kosovës, me dy përballje që pritet të sjellin emocione të

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Parashikimi i motit për të shtunën, 18 prill 2026

Pensionohet Valdete Daka

Pasuria e deklaruar e Abdixhikut – shtëpi e banesa në vlerë mbi 800 mijë euro

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime

Duka zbulon se ia ofroi Besnik Hasit drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë

Parashikimi i motit për të premten, 17 prill 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

Drejtor me përgjegjësi, por pa kompetenca!A ia vlen më kjo pozitë?

 Gjykata e Gjilanit thotë se Mefail Shkodra nuk ka asnjë lëndë aktive
Lajme

Gjykata e Gjilanit thotë se Mefail Shkodra nuk ka asnjë lëndë aktive

11 August 2025 0 Comment 5 min read

AA

Gjatë ditës së djeshme tre persona kanë mbetur të vrarë në qendër të Gjilanit dhe dy të tjerë janë plagosur.

Për këtë vrasje tashmë është arrestuar një i dyshuar, kurse Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra, akoma janë në kërkim.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen e trefishtë, kishte mbi 30 vepra penale në të kaluarën.

Rreth kësaj gjatë së hënës është sqaruar Gjykata Themelore në Gjilan, duke theksuar se ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra nuk ka asnjë lëndë aktive në këtë gjykatë, raporton tutje Zeri.info.

“Ndërkohë, sa i përket dosjes së tij penale, ne bazë të evidencës ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Gjilan personi Mefail Shkodra ka pasur 3 (tre) lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues edh atë: Në vitin 2018 (PKR. nr. 198/2018) është akuzuar për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve’, nga Neni 374, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës është gjykuar duke shpallur fajtor të njëjtin dhe është dënuar; Në vitin 2014 (P. nr. 610/2014) është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale nga Neni 320 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar dhe në vitin 2011 (P. nr. 343/2011) është akuzuar për veprën penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’, Neni 356 i KPRK-së, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpallur fajtor nga kjo Gjykatë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka sqaruar se Edonis dhe Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Gjilan, 11 gusht 2025 – në lidhje me rastin e vrasjes së djeshme të ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan njofton opinionin publik dhe mediat, se ndaj të personit të dyshuar Mefail (Fehmi) Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë Gjykatë.

Ndërkohë, sa i përket dosjes së tij penale, ne bazë të evidencës ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Gjilan, personi Mefail Shkodra ka pasur 3 (tre) lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues edh atë:

Në vitin 2018 (PKR. nr. 198/2018), është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është gjykuar duke shpallur fajtor të njëjtin dhe është dënuar;

Në vitin 2014 (P. nr. 610/2014) është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale nga neni 320 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar dhe

Në vitin 2011 (P. nr. 343/2011), është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 i KPRK-së, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë.

Sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale të Gjykatës për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Sabit Rrustemi – Figura letrare e shkencore

18 April 2026
Lajme

Rikthehet këtë fundjavë Superliga e Kosovës, me

18 April 2026
Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për sot

18 April 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 18

18 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Çifti nga Gjilani diplomon njëkohësisht – sukses

15 April 2026

Një çift bashkëshortësh nga Gjilani ka arritur një sukses të rrallë në fushën e

Lajme

Drejtoria e Inspekcionit – Gjilan: Gjobitet biznesi,

14 April 2026

Po vazhdojnë aktivitetet e inspektorëve komunalë, ku kanë shqiptuar gjobë për subjektin afarist, kamionët

Lajme

Gjilan: Dy persona të ndaluar për vepra

13 April 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar dy persona në dy raste të veçanta, me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.