Sunday 14 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Rita Ora shfaq koncert në alpet austriake më 29 nëntor

Nesër protesta për drejtësi për ish krerët e UÇK-së në Hagë

Hyseni: Takuam të rinjë e gra, folëm për përfshirje në vendimmarrje, pimë cafe e vizituam

Parashikimi i motit për të shtunën, 13 shtator 2025

“Bashkë për komunat”, “Ma mirë për komunën”, “Kosova përtej”, “Dritë për komunat”, sloganet e partive

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës me SHBA është përgjegjësi kombëtare

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës,

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

Kamenica përzgjedhet në iniciativën evropiane për internet publik falas

𝗡joftim nga FC Prishtina: Biletat për ndeshjen FC Prishtina – FC Drita dalin në shitje

 BE-ja: Jemi të shqetësuar me mosformimin e institucioneve, po rrezikohet qasja në fondet e Reformës dhe Rritjes
Lajme

BE-ja: Jemi të shqetësuar me mosformimin e institucioneve, po rrezikohet qasja në fondet e Reformës dhe Rritjes

26 July 2025 0 Comment 3 min read

AA

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve, të cilat sipas BE-së po pengojnë përparimin drejt reformave të nevojshme për integrimin evropian të vendit.

“Jemi të shqetësuar që institucionet ende nuk janë formuar, duke vonuar më tej reformat e domosdoshme që kanë si drejtim Bashkimin Evropian”,  ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Sipas BE-së, një nga prioritetet kryesore që institucionet e reja duhet të kenë në agjendë është sigurimi i hyrjes në fuqi të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, një instrument kyç që do të mundësojë mbështetje financiare dhe teknike për Kosovën.

“Ndër këto, sigurimi i hyrjes në fuqi të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje duhet të jetë një përparësi për qeverinë dhe Kuvendin e ri”, thuhet më tej në përgjigjen e BE-së për Front Online.

Zëdhënësi i BE-së vlerëson se mungesa e angazhimit institucional mund të përkthehet në një humbje reale për qytetarët e Kosovës.

“Kosova nuk duhet të humbasë këto mundësi të rëndësishme, në interes të qytetarëve të saj,” thuhet më tej në përgjigjen e tij.

Sipas BE-së, përfitimi nga ky mekanizëm kërkon ndërmarrjen e hapave konkretë nga autoritetet vendore.

“Kjo kërkon nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve përkatëse nga ana e Kosovës, gjë që do të mundësonte lëshimin e fondeve në kuadër të këtij instrumenti, për sa kohë që plotësohen të gjitha kushtet e tjera’’, thotë zëdhënësi i BE-së.

Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se mbështetja për Kosovën është e qëndrueshme, por njëkohësisht e kushtëzuar me progres konkret në zbatimin e reformave dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura.

Share This:

Tags: BE-ja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Rita Ora shfaq koncert në alpet austriake

13 September 2025
Lajme

Nesër protesta për drejtësi për ish krerët

13 September 2025
Lajme

Hyseni: Takuam të rinjë e gra, folëm

13 September 2025
Njoftime

Hapësirë e sponsorizuar: 140 – Ardian Foniqi,

13 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Teherani pranon ftesën evropiane: Takim i rëndësishëm

19 June 2025

Teherani pranon ftesën evropiane: Takim i rëndësishëm në Gjenevë të premten Media shtetërore iraniane

Lajme

BE tregon agjendën e takimit të 27

22 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.