
Deri në 1 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Mërgimtarët po presin deri në 1 orë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

E deri në 40 minuta po pritet në pikën kufitare të Muçibabës.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimet e tjera, pritjet më të gjata vijojnë nga 10-15 minuta.

