Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta
Lajme

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

18 July 2025 0 Comment 4 min read

AA

Sindikatat e Punëtorëve të RTK-së është shprehur e shqetësuar për mosshpërndarjen e mjeteve buxhetore për gjashtëmujorin e dytë të vitit, për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, derisa kanë paralajmëruar protesta nëse nuk ndodh ekzekutimi i pagave, 

“Punonjësit e RTK-së rrezikojnë që këtë muaj të mbesin pa paga, ndonëse për shumicën e tyre RTK-ja është i vetmi vend pune dhe burim i të ardhurave, ndërkohë që kanë edhe obligime të rregullta financiare dhe kreditore.

Kërkojmë në mënyrë urgjente nga institucionet përgjegjëse dhe ato në detyrë të bëjnë shpërndarjen e buxhetit për gjashtëmujorin e dytë, në mënyrë që të mos rrezikohet as ekzistenca e pagave e as funksionimi i transmetuesit publik.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, paralajmërojmë se do të dalim në protesta për të kërkuar këtë të drejtë tonën të garantuar me ligj, dhe për të mbrojtur transmetuesin e vetëm publik në vend.

E plotë:

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së shpreh shqetësim të thellë për situatën e krijuar pas mosshpërndarjes së mjeteve buxhetore për gjashtëmujorin e dytë të vitit për RTK-në, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Punonjësit e RTK-së rrezikojnë që këtë muaj të mbesin pa paga, ndonëse për shumicën e tyre RTK-ja është i vetmi vend pune dhe burim i të ardhurave, ndërkohë që kanë edhe obligime të rregullta financiare dhe kreditore. Kërkojmë në mënyrë urgjente nga institucionet përgjegjëse dhe ato në detyrë të bëjnë shpërndarjen e buxhetit për gjashtëmujorin e dytë, në mënyrë që të mos rrezikohet as ekzistenca e pagave e as funksionimi i transmetuesit publik. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, paralajmërojmë se do të dalim në protesta për të kërkuar këtë të drejtë tonën të garantuar me ligj, dhe për të mbrojtur transmetuesin e vetëm publik në vend. RTK është i rregulluar me Kushtetutë, dhe pengimi i funksionimit të saj përbën shkelje ligjore me pasoja ligjore. Si Sindikatë, do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur dinjitetin e kolegëve tanë dhe për të kërkuar kushte më të mira për punën e tyre. Është e papranueshme që, përveç faktit që nuk ka rritje të pagave në RTK, tash po rrezikojmë të mbesim edhe pa këto paga që marrim, nëse nuk bëhet shpërndarja e buxhetit për gjashtëmujorin e dytë. I bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë dhe të mos e fusin në kolaps një institucion publik të rëndësisë së veçantë për shoqërinë dhe demokracinë në vend. Po ashtu, i bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të RTK-së që të na mbështesin fuqishëm në veprimet sindikale që do të ndërmarrim brenda këtyre ditëve, për të mbrojtur të drejtat tona dhe funksionimin normal të RTK-së. Me respekt, Kryesia e SPERTK-së Prishtine, 18.7.2025

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Dua Lipën, me

Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026

Dy punëtorë nga Kosova kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.