
Haradinaj hyn në Presidencë për takim me Osmanin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sapo ka hyrë në ndërtesën e Presidencës për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë ditës së sotme, takime me Osmanin kanë zhvilluar kreu i LVV-së, Albin Kurti, ai i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe krytari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Këto takime po zhvillohen për të gjetur një zgjidhje për ngërçin që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës.
