
GJILAN: Fillon fasadimi i banesave kolektive në Gjilan
Ka nisur fasadimi i banesave kolektive në qytetin e Gjilanit, njofton faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit.

I pari objekt i cili ka nisur të merr formë është shumëkatëshi apo “Soliteri” në qendër të qytetit.

Pas kësaj projekti do të vazhdoj me fasadimin e banesave tjera.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: Soliteri po bëhet dhe me të, edhe të gjitha banesat e tjera të banimit kolektiv.

