
Gjenerata e parë e kuzhinierëve – një sukses i arsimit dual në Gjilan!
Me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, Kryetarit të Komunës, z. Alban Hyseni, drejtorit të DKA-së, z. Shpend Nuhiu, mësimdhënësve dhe prindërve u mbajt ceremonia e certifikimit për nxënësit e shkollës profesionale “Sahit Baftiu” që përfunduan me sukses programin në kuzhinë.

Arsimi dual po tregon se është rruga e duhur për të përgatitur të rinjtë për tregun e punës. Urime për nxënësit, stafin dhe partnerët që kontribuan në këtë sukses!
Drejtoria Komunale e Arsimit do të mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të rinjve të Komunës së Gjilanit, duke i inkurajuar dhe krijuar kushte të favorshme që ata të orientohen drejt arsimit profesional dhe aftësimit për tregun e punës.
