
Deputetët kanë marrë pagën bazë 1500 euro, por a marrin mëditje për seancat e dështuara? – Mediat raportojnë me pompozitet e bujë të madhe
Deputetët kanë marrë pagën bazë për këtë muaj, e cila shkon në 1500 euro, edhe pse asnjë punë nuk e kanë bërë.

Deputeti i AAK-së, ka konfirmuar se pagën e ka marrë për këtë muaj, ndërsa ka thënë se nuk marrin meditje për seancat e dështuara tash e 24 herë.
“Po mendojnë do që jemi ardhë shpesh e marrim mëditje, nuk është e vërtet. E kam një pagë nëse juve gazetarëve ju ka mbet merak, po jua dha se më ka dalë. Paga bazë është1500 euro”, ka thënë Berisha para gazetarëve para nisjes së seancës.
