
KF Kika dhe Genc Sermaxhaj, përfundojnë bashkëpunimin e ndërsjellë
Klubi i Futbollit Kika nga Hogoshti ka njoftuar përmes faqes së saj zyrtare se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin, Genc Sermaxhaj.

Në njoftim zyrtar klubi e ka falënderuar trajnerin Sermaxhaj për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë sezonit pranveror të edicionit 2024/2025.
Kujtojmë që KF Kika në fillim të edicionit kishte shënuar rezultatet jo të kënaqshme, ndërsa arriti të shpëtoj nga rënia një rang më poshtë, falë disa rezultateve pozitive që shënoi në pjesën pranverore të edicionit garues 2024/2025.
Nj O F T I M I
Njoftim
Klubi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Genc Sermaxhaj.
Falënderojmë trajnerin Sermaxhaj për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë këtyre 4 muajve të fundit.
I urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.
Me respekt
KF KIKA
