Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”
Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”

27 May 2025 0 Comment 14 min read

AA

27 maj 2025 – Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë dhe stabilitetin në botën demokratike, rëndësinë e besimit, bashkëpunimit dhe vigjilencës mes anëtarëve të NATO-s për ruajtjen e paqes, si edhe nevojën thelbësore të pranisë së SHBA-BE në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa foli për rrugëtimin Euroatlantik të vendit, Presidenti Begaj theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive me rritjen e investimeve në mbrojtje:

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe mbetemi të përkushtuar ndaj ndarjes së përgjegjësive më të mëdha për sigurinë evropiane. Është një domosdoshmëri strategjike të përmirësohen dhe të mbështeten investimet në mbrojtje dhe siguri. Shqipëria ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes. Ne kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes, po rigjallërojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe po investojmë në infrastrukturën ushtarake dhe korridoret strategjike të transportit për të rritur lëvizshmërinë ushtarake. Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet kolektive të Aleancës në investimet në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën, përshtatjen strategjike dhe stabilitetin rajonal”.

Veç përmbushje së detyrimeve si pjesë e NATO-s, Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian:

“Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar për të promovuar integrimin Euroatlantik në rajon. Jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi krenarë që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një kandidat për në BE”.

Në 30-vjetorin e marrëveshjes së Dayton-it, Presidenti Begaj çmoi firmosjen e këtij dokumenti jo vetëm për Bosnjë dhe Hercegovinën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin, teksa bëri thirrje për dialog, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

“Duke reflektuar mbi tre dekadat e fundit dhe sfidat me të cilat përballemi sot, ne, shtete të vogla si Shqipëria, jemi më të bindur se kurrë se një prani strategjike e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në rajonin tonë është thelbësore”, – deklaroi Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës, apeloi për më shumë angazhim në ruajtjen e paqes, të cilën ai e cilësoi si fillimin e gjithçkaje tjetër që duam për të ndërtuar dinjitet, drejtësi, mundësi:

“Paqja është e paçmuar, por ka nevojë për investime. Paqja ekziston, por ka nevojë për përforcim. Progresi ekziston, por ka nevojë për vizion dhe drejtim”, “Dayton-i kishte të bënte me përfundimin e një lufte. Kapitulli tjetër duhet të jetë për ndërtimin e diçkaje më të mirë, më të qëndrueshme, më të bashkuar, më të përgatitur për të përballuar të ardhmen”, – përfundoi fjalën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, gjatë së cilës përcolli një falënderim të veçantë ndaj Kongresmenit Michael Turner, Kreut të delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i cili vendosi Dayton-in për mbajtjen e këtij sesioni pranveror.

FJALIMI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z. BAJRAM BEGAJ NË SEANCËN PLENARE TË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË NATO-S – “SFIDAT E DAYTON-IT PËR INTEGRIMIN NË BE”

Dayton, 26 maj 2025 – Është një nder për mua të drejtohem përpara kësaj Asambleje të nderuar në emër të Republikës së Shqipërisë, në këtë ceremoni mbyllëse.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Kongresmenin Turner për lidershipin e tij dhe për organizimin e kësaj bisede të rëndësishme mbi trashëgiminë e Marrëveshjes së Paqes së Dayton-it dhe sfidat për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor.

Vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të vazhdueshëm ndaj bashkëpunimit transatlantik. Ky takim zhvillohet në një moment kur themelet e sigurisë sonë po vihën sërish në provë.

NATO mbetet gur themeli i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën demokratike. NATO është Aleanca më e suksesshme, më e fuqishme dhe më e bashkuar në histori.

Në mjedisin e ndërlikuar gjeopolitik të sotëm, NATO përfaqëson një aleancë politike, ushtarake dhe morale, bazuar në në mbrojtjen kolektive, vlerat e përbashkëta dhe një qëllim të përbashkët. Për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO në vitin 2009 shënoi një kthesë historike.

Ai afirmoi identitetin tonë si pjesë e familjes euroatlantike. Që nga ajo kohë, Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj misionit dhe vlerave të Aleancës.

Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe do të vazhdojmë të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane.

Është një domosdoshmëri strategjike të forcohet dhe të mbahet në mënyrë të qëndrueshme investimi në mbrojtje dhe siguri.

Shqipëria e ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes; jemi duke e rijetësuar industrinë tonë të mbrojtjes dhe jemi duke investuar në infrastrukturën ushtarake dhe në korridoret strategjike të transportit për të rritur lëvizshmërinë ushtarake.

Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet kolektive të Aleancës për investime në mbrojtje, mbështetje për Ukrainën, përshtatje strategjike dhe stabilitet rajonal.

Këto kontribute pasqyrojnë angazhimet tona strategjike dhe besimin tonë se paqja e qëndrueshme kërkon investim të vazhdueshëm politik, diplomatik dhe ushtarak.

Ky vit shënon 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Dayton-it, një gur themeli për paqen dhe stabilitetin, jo vetëm për Bosnjë dhe Hercegovinën, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kjo na kujton sesa e rëndësishme është paqja diplomacia bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Por ne e dimë se paqja nuk mbahet vetë.

Ajo formësohet çdo ditë përmes besimit, bashkëpunimit, përgjegjësisë së ndarë dhe vigjilencës. Paqja nuk është vetëm fundi i konfliktit.

Ajo është fillimi i gjithçkaje tjetër për të cilën përpiqemi: dinjiteti, drejtësia dhe mundësitë. Paqja krijon hapësirë për të mësuar, për inovacion, për ide të guximshme dhe për përparim të përbashkët. Dhe ndërsa teknologjia bëhet më e fuqishme, pesha e zgjedhjeve tona bëhet më e rëndë. Nuk është vetëm çfarë mund të bëjmë.

Është si zgjedhim të përdorim atë që krijojmë. Në këtë kuptim, përgjegjësia bëhet thelbi i vërtetë dhe masa e vërtetë e fuqisë. Ukraina na i ka kujtuar të gjitha këto. Populli i saj ka treguar çdo të thotë të luftosh për liri, sovranitet dhe të drejtën për të përcaktuar vetë të ardhmen tënde. Lufta e tyre na ka kujtuar se paqja është e brishtë dhe duhet mbrojtur me vendosmëri.

Shqiptarët mirëpresin të gjitha hapat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump, si dhe nga BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, në shërbim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Ne në Ballkanin Perëndimor e kuptojmë çmimin e paqes.

Kemi përparuar shumë, dhe edhe pse sot nuk ka luftë, kjo arritje nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë. Kosova sot është një shtet i pavarur sepse Shtetet e Bashkuara dhe Aleanca vepruan me shpejtësi dhe vendosmëri në një moment kritik. Është një realitet i pakthyeshëm dhe një pasqyrim i asaj që mund të arrijë një angazhim i vendosur ndërkombëtar.

Ajo tregon gjithashtu fuqinë e vendosmërisë kolektive dhe përgjegjësinë që ndajmë në mbrojtjen e paqes, kur ajo është më e brishtë. Por ende ka zëra që tërheqin drejt së kaluarës, ende ka ndarje që mund të shndërrohen në tensione.

Paqja është e paçmuar – por ajo kërkon investim. Paqja ekziston – por ka nevojë për përforcim. Progresi është real – por kërkon vizion dhe drejtim. Ballkani Perëndimor nuk është një kapitull i mbyllur i Evropës. Është hapi i saj strategjik i radhës.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është një çështje gjeografie, por një çështje besueshmërie, kohezioni dhe vizioni strategjik. Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj përparimit të integrimit euroatlantik. Jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria e vlerëson këtë partneritet strategjik të ndërtuar mbi besim, angazhim të përbashkët dhe një vizion të përbashkët. Ne shqiptarët jemi krenarë për anëtarësimin në NATO dhe krenarë që jemi vend kandidat për Bashkimin Evropian.

Nga të qenit dikur vendi më i izoluar në Evropë, Shqipëria tani mirëpret miliona turistë. Shqipëria tashmë pret dhe kontribuon në samite ndërkombëtare të rëndësishme, përfshirë Komunitetin Politik Evropian dhe, natyrisht, mirëpresim Samitin e NATO-s në vitin 2027.

Duke reflektuar mbi tri dekadat e fundit dhe sfidat që na presin, ne në vendet e vogla si Shqipëria jemi më të bindur se kurrë se një prani strategjike e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësore.

Ajo që na duhet është një vizion i qartë dhe i qëndrueshëm: • për të përballuar sfidat me qartësi dhe për t’i kthyer ato në mundësi; • për të forcuar demokracinë, për të avancuar reformat dhe për të përshpejtuar integrimin euroatlantik; • dhe për të siguruar që NATO të mbetet një forcë vendimtare dhe efektive për paqen dhe stabilitetin. Ky vizion nuk është vetëm në interesin kombëtar të Shqipërisë.

Është një domosdoshmëri për paqen, demokracinë, sundimin e ligjit, bashkëjetesën, bashkëpunimin dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zonja dhe zotërinj, Teksa shikojmë drejt së ardhmes, duhet të qëndrojmë të lidhur fort pas parimeve që na kanë sjellë deri këtu dhe të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive që kemi përpara.

Dayton-i kishte të bënte me përfundimin e një lufte. Tridhjetë vjet më parë, paqes iu dha një mundësi në Ballkan. Por kapitulli tjetër duhet të ketë të bëjë me ndërtimin e diçkaje më të mirë: diçkaje më të qëndrueshme, më të bashkuar dhe më të përgatitur për të përballuar të ardhmen.

Share This:

Tags: Bajram Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

“Kam në zemër shqiptarinë” – Presidenti Begaj

1 June 2025

Tiranë, më 1 Qershor – Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dhe

Lajme

Begaj në SHBA: Pa udhëheqjen amerikane s’do

26 May 2025

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare

Lajme

Presidenti Begaj në Vatikan, në krye të

18 May 2025

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.