Saturday 19 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me nderime të larta u përcoll në banesën e fundit humanisti Avdullah Selishta

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

 LDK nuk heq dorë nga ideja për qeveri tranzicionale, edhe pas takimit me presidenten Osmani
Lajme

LDK nuk heq dorë nga ideja për qeveri tranzicionale, edhe pas takimit me presidenten Osmani

15 May 2025 0 Comment 3 min read

AA

Pas takimit të zhvilluar me Presidenten Vjosa Osmani dhe liderët politikë, ku mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kjo parti ka dalë me një deklaratë publike, duke thënë se zgjidhja më e përshtatshme për krizën aktuale politike në vend, është propozimi i tyre për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe detyra të qarta.

“Me qëllim të zgjidhjes së krizës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë propozimin për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare. Kryesia e LDK-së vlerëson se ky është propozimi më i përshtatshëm dhe më i dobishëm për interesin e vendit”, thuhet në deklaratën e partisë dhënë pas takimit të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

LDK thekson se do të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe maturi, duke ftuar edhe partitë e tjera që të përkrahin këtë ide si rrugën më të mirë për kapërcimin e krizës së thelluar politike.

Sipas LDK-së, kjo situatë është pasojë direkte e dështimit të partisë së parë në arritjen e një shumice parlamentare, duke pamundësuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij.

“Çdo përpjekje për të funksionalizuar institucionet pa një shumicë parlamentare është tentativë për të imponuar dëshira politike mbi realitetin politik. Përsëritja e dështimeve në përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk ofron asnjë zgjidhje”, thuhet më tej në deklaratë.

LDK tërheq vëmendjen se zvarritja e situatës nuk mund të vazhdojë pafundësisht, duke e cilësuar të dëmshme për interesin publik çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve. Sipas saj, veprimi i një qeverie në detyrë përtej kompetencave kushtetuese përbën rrezik për rendin kushtetues dhe mund të përbëjë shkelje serioze ligjore.

Share This:

Tags: LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Me nderime të larta u përcoll në

19 September 2026
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

9 July 2026

Një ditë pas certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka

Lajme

Përfundon numërimi preliminar: LVV fiton 42.91% të

8 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur procesimi i të gjitha 2,498

Lajme

Takime masive të LDK-së në Viti: “Republika

20 May 2026

Delegacioni i LDK-së vizitoi Komogllavën, Mahallën e Muhaxherëve dhe Mramorin, duke u pritur gjerësisht

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.