
Komuna e Gjilanit: Buxhetimi me pjesëmarrje, diskutohet në “Lagjen e Zabelit”
Në takim me banorët e lagjes “Zabel” kryetari Alban Hyseni, foli për rëndësinë e Buxhetimit me pjesëmarrje, duke inkurajuar të pranishmit për propozime dhe bashkëbiseduar ngrohtësisht me ta.

Propozimet e banorëve në Zabel për projektet me prioritet janë:
- Fusha e volejbollit
- Rregullimi i hapësirës rekreative
- Këndi i lodrave për fëmijë
- Rregullimi i shtratit të lumit
- Vendosja e shportave për mbeturinat
Në takim morën pjesë shumë qytetarë, drejtorë dhe zyrtarë të drejtorive komunale.
Në Zabel do të kthehemi më 26 maj, me procesin e votimit për projektin që do të realizohet në lagje për komunitetin.
Lagjja jote, vendimi yt!
