Monday 27 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 FFK shpërndan Licencat C për trajnere 
Futboll Sport Superliga e Kosovës

FFK shpërndan Licencat C për trajnere 

9 May 2025 0 Comment 4 min read

AA

8 maj, 2025 – Federata e Futbollit e Kosovës për herë të parë ka organizuar një kurs të veçantë për trajneret e kategorisë së femrave, në përputhje me standardet e FIFA-s për Licencën C.

Pas një periudhe disa mujore me ligjërata dhe trajnime, sot është finalizuar puna me shpërndarjen e licencave për 30 vajza të reja, të cilat në të ardhmen synojnë ta ushtrojnë profesionin e trajnereve të futbollit.


Licencat u ndanë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, u.d. sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Markus Weidner, si dhe shefja e Departamentit të Edukimit, Sanije Krasniqi.


Presidenti Ademi i përgëzoi vajzat për rrugëtimin që kanë zgjedhur për t’u bërë trajnere futbolli, si dhe u dëshiroi suksese në të ardhmen. Ai po ashtu u kërkoi atyre që të përkushtohen edhe më shumë në avancimin e futbollit të femrave.

“Uroj që të gjitha mësimet që i keni marrë gjatë këtij kursi t’i shohim me rezultatin tuaj në fushë. Mos u mjaftoni me Licencën C, por përkushtohuni për kualifikime të tjera, që në mënyrë profesionale dhe bashkërisht ta ngrisim futbollin e femrave. Ne kemi parë se ka shumë talente dhe me projektet tona do të mundohemi t’ua lehtësojmë rrugën drejt qëllimeve dhe sukseseve tuaja”, tha presidenti Ademi.

Olsa Musliu, njëra nga pjesëmarrëset në këtë kurs u shpreh e lumtur që është pajisur me këtë licencë, derisa pohoi se ky do të jetë motiv shtesë për t’u përkushtuar edhe më shumë në futbollin kosovar.


Agnesa Gashi, tashmë e kualifikuar me Licencën C, theksoi se nuk ka qenë shumë e lehtë deri te kualifikimi në këtë kategori për shkak të trajnimeve dhe ligjëratave të shumta, por se dëshira për futbollin ka bërë që t’i përvishet punës pavarësisht sfidave.

Edhe shefja e Departamentit të Edukimit në FFK, Sanije Krasniqi, u shpreh e lumtur për punën që është bërë në përgatitjen profesionale dhe zhvillimin e vajzave të reja, të cilat në të ardhmen pritet të punojnë si trajnere në futbollin e femrave në Kosovë. Ajo theksoi se këto kurse janë të nevojshme sepse ndikojnë drejtpërdrejt në njohuri shtesë për vajzat.

Ky kurs, bashkë me shumë projekte të tjera që FFK ka në plan-program për zhvillimin e futbollit të femrave, pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë dhe pjesëmarrjes së vajzave në këtë sport.

Share This:

Tags: FFK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

FFK NIS TRAJNIMIN E GJENERATËS SË TRETË

4 July 2026

Sot ka nisur programi i ligjëratave për gjeneratën e tretë të zyrtarëve VAR/AVAR të

Futboll Lajme Sport

Futbolli kosovar në zi, FFK shpreh ngushëllime

7 June 2026

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen tragjike dhe

Futboll Lajme Sport

FFK uron Kombëtaren e futsallit për fitoren

10 April 2026

Kreu i Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar Kombëtaren e Kosovës në futsall

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.