Thursday 6 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

Dy lojtarë të FC Drita ftohen në kombëtare! – Shtyhet ndeshja Drita – Prishtina, e

 Presidenti i Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Lajme

Presidenti i Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

11 April 2025 0 Comment 8 min read

AA

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori sot titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti publik “Kadri Zeka” i Gjilanit.

Përtej vlerësimit personal, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë nderim një përgjegjësi për të mbështetur me çdo formë të mundshme atë që ky universitet dhe çdo institucion shqiptar i arsimit të lartë përfaqëson dhe një përgjegjësi të përbashkët për arsimin dhe brezat e ardhshëm.

“Ne duhet të rrisim një brez të ditur, një brez me moral, një brez të aftë profesionalisht, me ndjenjën e përkatësisë, përgjegjësisë dhe interesit kombëtar”, – deklaroi Presidenti Begaj gjatë fjalës me rastin e pranimit të titullit “Doctor Honoris Causa”.

Kreu i Shtetit bëri thirrje për shfrytëzimin e potencialeve për një arsim cilësor, për përgatitjen e njerëzve të aftë dhe me vlera dhe për investime në dije: “Nëse duam të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme, një të ardhme të përparuar dhe një të ardhme të denjë për brezat që vijnë, nuk ka rrugë tjetër përveç edukimit cilësor.   

Ndërsa renditi sfidat me të cilat përballet sot arsimi i lartë shqiptar, Presidenti Begaj i mëshoi domosdoshmërisë për përgatitjen e profesionistëve të zotë, njerëzve të ditur dhe me integritet: “Nuk mjafton thjesht të kemi më shumë universitete, më shumë diploma apo më shumë programe studimi, por na duhen më shumë, më shumë njerëz të aftë. Na duhen më shumë shkencëtarë, më shumë sipërmarrës, më shumë mendimtarë dhe më shumë udhëheqës të përgjegjshëm, të cilët mendojnë për gjeneratën tjetër”.

Duke iu referuar ritmit me të cilin bota po ndryshon nga inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e përgatitjes së një shoqërie konkurrente. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit çmoi investimet në arsim si një mundësi e rëndësishme zhvillimi: “Sot teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një filtër për ndarjen e kombeve: në ato që do të udhëheqin dhe ato që do ta ndjekin nga pas.

Shqipëria dhe Kosova nuk mund të jenë vetëm ndjekëse, nuk mund të jenë konsumatorë pasivë të dijeve dhe teknologjisë që prodhohet diku tjetër. Ne duhet të jemi kontribuues aktivë, por për këtë na duhet një rini e përgatitur, e arsimuar, e edukuar dhe e aftë, një brez që jo vetëm përdor teknologjinë, por që zhvillohet dhe krijon të ardhmen e saj”.

Duke iu referuar suksesit të shqiptarëve në mjekësi, në shkencë, art, teknologji apo diplomaci, Presidenti Begaj theksoi se ata ia dolën sepse investuan te vetja, te dija dhe vlerat e tyre.

“Çdo brez i shqiptarëve që ka ecur përpara, ka ecur përmes dijes, jo përmes fatit apo rrethanave të favorshme”, – nënvizoi Presidenti Begaj, duke e cilësuar këtë si leksionin më të madh për të ardhmen.

Për të mos humbur këto mendje të ditura, Kreu i Shtetit bëri apel për krijimin e mundësive që investimi i tyre t’i shërbejë shoqërisë shqiptare:

“Ajo që duhet të bëjmë është të krijojmë një mjedis ku dijet dhe aftësitë të kthehen në veprim, në ndikim real për shoqërinë tonë. Një komb që ka një rini të shkolluar, është një komb që nuk mund të ndalet. Një komb që investon te rinia e tij, është një komb që shkon i sigurt drejt sukseseve dhe drejt arritjeve”.

Pas ceremonisë së pranimit të çmimit “Doctor Honoris Causa”, Presidenti i Republikës, së bashku me drejtuesit e universitetit publik “Kadri Zeka”, mbolli një pemë në oborrin e rektoratit.

Gjithashtu, Presidenti Begaj zhvilloi edhe një vizitë në shtëpinë muze të heroit Rexhep Mala.

Share This:

Tags: Bajram Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025
Arte Pamore

U hap ekspozita personale “Retrospektivë” e Isa

6 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj uroi kryekuvendarin

26 August 2025

Presidenti i Shqipërisë, Sh. T. z.Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën me rastin e

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram

27 June 2025

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të

Lajme

“Kam në zemër shqiptarinë” – Presidenti Begaj

1 June 2025

Tiranë, më 1 Qershor – Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.