Saturday 19 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

Presidentja Osmani takohet me Fatmir Limajn, zbulohen detaje se çka diskutuan

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe sot 

Federata zvicerane me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Aksident trafiku në Gjilan, humb jetën pasagjerja

 Shkruan: Dr. Flamur Hyseni – “Përfaqësuesja e Kosovës” apo “Kombëtarja e Kosovës”?
Futboll Opinione Sport

Shkruan: Dr. Flamur Hyseni – “Përfaqësuesja e Kosovës” apo “Kombëtarja e Kosovës”?

25 March 2025 0 Comment 9 min read

AA

Debati lidhur me emërtimin e ekipit të Kosovës në futboll se a duhet të quhet “Përfaqësuesja e Kosovës” apo “Kombëtarja e Kosovës”, nuk është thjesht semantik, por ka rrënjë të thella në identitetin kolektiv, në kuadrin kushtetues të Kosovës dhe në kuptimin e saktë të konceptit të “kombit”.

Shkruan: DR. Flamur Hyseni

Në realitetin kosovar termi i saktë është “Përfaqësuesja e Kosovës”, e cila përfaqëson shtetin dhe qytetarët e tij pavarësisht etnisë.

Kombi dhe shoqëria shumetnike e Kosovës

Sipas nenit 3 të Kushtetutës së Kosovës, “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.” Ky nen është një shtyllë themelore e identitetit tonë kolektiv. Përkufizimi i tillë nuk përdor termin “komb kosovar”, por thekson qartë natyrën shumetnike të shoqërisë. Kombi, sipas teorive të njohura të autorëve si Anthony D. Smith dhe Ernest Gellner, është një grup njerëzish që ndajnë një identitet të përbashkët, të bazuar në një histori, kulturë, gjuhë ose traditë të përbashkët. Në rastin e Kosovës, shqiptarët që jetojnë në Kosovës janë pjesë e kombit shqiptar, i cili është një identitet i përcaktuar qartë dhe i pranuar gjerësisht. Komunitetet e tjera në Kosovë kanë identitete të tyre të veçanta, të cilat duhen respektuar dhe ruajtur. Prandaj, të flasim për një “komb kosovar” do të ishte një shkelje e këtij parimi themelor të shumëkulturalizmit dhe shumetnisë. Cilat nga karakteristikat e ekzistimit të kombit i plotëson “kombi kosovar”? Grupet etnike në Kosovës a mund ta krijojnë kombin kosovar? Këto dhe shumë pyetje të tjera janë sa për ta filluar debatin.

Pse “Përfaqësuesja e Kosovës”?

Emërtimi “Përfaqësuesja e Kosovës” është më i saktë dhe më i përshtatshëm për disa arsye:

Respektimi i Kushtetutës: Siç është përmendur, Kushtetuta e Kosovës nuk përdor termin “komb kosovar”. Përkundrazi, ajo thekson qartë natyrën shumetnike të shoqërisë. Duke përdorur termin “Përfaqësuesja”, ne respektojmë këtë parim themelor dhe nuk shpikim një identitet të ri që bie ndesh me realitetin dhe çka ka përcaktuar Kushtetuta. Ekipi i Kosovës në futboll përfaqëson grupet etnike, qytetarët, e përfaqëson Kosovën.

Përfaqësimi i të gjitha komuniteteve: Kosova sipas Kushtetutës (2008) është një shtet i përbërë nga shumë komunitete. Duke përdorur termin “Përfaqësuesja”, përfshihen të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga origjina etnike ose identiteti i tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një vend ku shumëkulturalizmi është një vlerë themelore.

Nëse do të quhej “Kombëtarja e Kosovës” lind pyetja se cilin komb e përfaqëson dhe a e përfaqëson “kombin kosovar” i cili nuk ekziston? Ekipi i Kosovës në futboll nuk duhet të përfaqësojë diçka që nuk ekziston, por e përfaqëson Kosovën (shtetin) që ekziston. Prandaj emërtimi i saktë është “Përfaqësuesja e Kosovës”.

Aspekti politik dhe kombi shqiptar në Ballkan

Një nga argumentet më të forta kundër termit “Kombëtarja e Kosovës” është lidhja e ngushtë e shqiptarëve të Kosovës me kombin shqiptar në tërësi. Kombi shqiptar nuk është i kufizuar në një shtet të vetëm. Ai është i përhapur në pesë shtete të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Serbi. Ky është një realitet historik dhe kulturor që nuk mund të injorohet duke tentuar me shpikë “kombin kosovar” i cili mund ta zvogëlojë kombin shqiptar.

Kjo ndarje kufitare aktuale nuk e ndan kombin shqiptar, por e forcon atë. Përpjekja për të krijuar “komb kosovar” është një përpjekje për të ndarë këtë identitet të përbashkët, gjë që nuk është vetëm e panevojshme, por edhe e dëmshme. Kombi shqiptar është një realitet. Kombi shqiptar është i rrënjosur në histori, kulturë dhe ndjenjën e përkatësisë së njerëzve që ndihen shqiptarë. Prandaj, edhe në Kushtetutë përcaktohet se: Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera.

Pse nuk mund të krijohet një “komb kosovar”?

Kombi nuk është thjesht një emërtim i vendosur nga lart ose disa individë që për arsye të njohura ose të panjohura tentojnë të imponojnë ide dhe të shpikin identitet kombëtar. Nuk përjashtohet mundësia të mos ndihen shqiptarë, kanë të drejtë. Kombi është një ndjenjë e përkatësisë që lind nga një histori e përbashkët, një kulturë e përbashkët dhe një ndjenjë e përbashkët e identitetit. Në rastin e Kosovës, shqiptarët kanë një identitet të qartë kombëtar, të lidhur me kombin shqiptar. Komunitetet e tjera në Kosovë kanë identitete të tyre të veçanta, të cilat janë të rëndësishme për ta. Përpjekja për të krijuar një “komb kosovar” do të ishte një përpjekje e detyruar dhe jo e natyrshme, e cila mund të shkaktojë ndarje dhe mosmarrëveshje. Nuk duhet të ngatërrohet kombi me shtetin. Nuk duhet të ngatërrohet Republika e Kosovës me “kombin kosovar”. Republika e Kosovës ka përkufizim kushtetues dhe realiteti është se si shoqëri përbëhet mbi 95 nga shqiptarët.

Për më tepër, nëse do të përdorej termi “Kombëtarja e Kosovës”, ky term do të ishte në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës, e cila nuk njeh një “komb kosovar”, por një shoqëri shumetnike.

Emërtimi “Përfaqësuesja e Kosovës” është i saktë, është inkluziv dhe në përputhje me parimet kushtetuese. Emërtimi “Përfaqësuesja e Kosovës” nuk përjashton askënd dhe nuk krijon tension të panevojshëm.

Disa individë që mund të mos pajtohen me Kushtetutën aktuale kanë të drejtë, por Kushtetuta duhet të respektohet. Brezi i vendimmarrësve që është pajtuar me përkufizimin e tillë kushtetues të Republikës së Kosovës do të gjykohet nga historia se a kanë pasur të drejtë. Republika e Kosovës funksionon mbi parimet e kësaj kushtetute e cila e ka përkufizuar se “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera”. Ekipi i Kosovës në futboll është Përfaqësuesja e Kosovës, sepse në terma kushtetues është emërtimi i saktë.

Kosovës nuk i duhet “kombi kosovar” sepse do të thotë komb politik. Fati i shtetit nuk e përcakton fatin e kombit. Shteti nuk krijon komb. “Kombi kosovar” është tentim me e ndërlidhë me ekzistencën e shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës përbëhet nga shqiptarët që jetojnë në territor të Kosovës që janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar i cili e ka trashëgiminë kulturore, gjuhësore, fetare dhe historike.

(Autori është profesor i teorisë së shtetit dhe së drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës).

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025
Futboll

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të

18 July 2025
RELATED Stories for you
Arte Pamore Kulturë

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025

Ishte kënaqësi të bashkëpunoja me krijuesin z. Zeqirja Rexhepi, rreth përgaditjes së kësaj ekspozite.

Futboll Sport

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025

Skuadra e KF Kika nga Hogoshti, ka njoftuar përmes faqes së saj në rrjete

Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u bëjnë thirrje të gjitha partive politike,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.