Friday 18 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

Presidentja Osmani takohet me Fatmir Limajn, zbulohen detaje se çka diskutuan

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe sot 

Federata zvicerane me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Aksident trafiku në Gjilan, humb jetën pasagjerja

 Shkruan: Dr. Shyqeri Galica – 21 Marsi – Dita botërore e poezisë
Kulturë Letërsi

Shkruan: Dr. Shyqeri Galica – 21 Marsi – Dita botërore e poezisë

21 March 2025 0 Comment 7 min read

AA

Diversiteti gjuhësor ishte objektivi kryesor i UNESKO-s, kur në vitin 1999 mori vendim në Kongresin e saj të 30-të në Paris, për ta shpallur 21 Marsin –Ditë botërore të poezisë.

Por ky vendim kishte për qëllim edhe t’ia kthejë kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore. Kështu, nëpërmjet takimeve letrare e artistike synohen të krijohen lidhje ndërmjet poezisë dhe formave të tjera të artit, si muzika, vallëzimi, piktura, teatri etj., që në një aspekt ndërlidhen në mënyrë imediate.

Prof. dr. Shyqri GALICA

Dita botërore e poezisë reflekton edhe në nxitjen e një krijimtarie sa më cilësore, sepse arti poetik gjithnjë është konsideruar krijimtari elitare, që pa dyshim kërkon nxitje dhe përkushtim të veçantë.

Kjo ditë ishte e pranishme ndër popuj nga viti 1505 dhe është shënuar në periudha të ndryshme të vitit me organizime të llojllojshme, duke pasur qëllim përkrahjen e kësaj gjinie dhe stimulimin e krijimtarisë poetike në përgjithësi.

Me gjithë mendimet e ndryshme për leximin e poezisë, duke pasur parasysh teknologjinë moderne, internetin, mendojmë se poezia edhe sot është arti më i lexuar dhe që kultivohet me dashuri e fanatizëm nga shumë poetë anembanë botës.

Kësisoj, fjala ka mundësi shumë të gjerë që nga dora e artistit të artikulojë ide, pikëpamje dhe ndjenja të nduarnduarshme, ndaj kjo e bën letërsinë, përkatësisht poezinë të jetë arti më i përhapur e më i konceptueshëm për shumë e shumë dashamirë të artit e të letërsisë.

Duke shprehur ndjenjat, mendimet, shqetësimet, pasionet e mbresat e tij, poeti arrin të artikulojë motive që kanë të bëjnë me artin, me atdheun, me dhembjen, me pavdekësinë, me lirinë dhe gjithsesi me dashurinë e motive të tjera, që në fakt janë të përjetshme dhe që posaçërisht frymëzojnë krijuesin.

Gjuha e poezisë është specifike, sepse janë specifike edhe mendimet e ndjenjat që i shpreh krijuesi nëpërmjet vargjeve. Në të vërtetë, është diçka e bukur e fisnike që në mënyrë imediate futet në mendje, në zemër e në shpirt të receptuesit, por gjithsesi edhe të krijuesit.

Lirika përherë gjen mënyrën për t’iu qasur realitetit, ngase edhe gjërat e rëndomta, ndodhitë dhe mendimet marrin konotacione të reja me një ndërtim të veçantë figurash artistike e mjetesh të tjera stilistike, duke i dhënë ngjyrime e tone tërheqëse krijimit poetik.

Elemente të veçanta që shquajnë poezinë janë shkurtësia dhe dendësia, ndërtimi me shije e me mjeshtëri, bota komplekse që ngërthen ajo dhe artikulimi shumëdimensional i saj.

Poezia shpreh përvojën e drejtpërdrejtë, atë të çastit dhe vetjake, që në realitet bëhet e përgjithshme dhe shijohet e konoton edhe në rrethana e kohë të tjera.

Lulëzimin e parë të madh poezia lirike e pati në shekullin VII-V para Krishtit në Greqi me poetët e njohur Alke, Safo, Pindar e Arkilok. Vazhdoi me zhvillime të tjera te romakët, pastaj në shek. XII deri XV në Persi me poetë si Sadiu, Omar Khajami etj. Ndërkaq, në shek. XIII shfaqen lirikë të shquar në Itali si Guido Kavalkanti, Cino, Lapo Giani e ku gjejmë dhe të madhin Dante Aligieri.

Periudhës së Rilindjes i përkasin emrat e mëdhenj – Françesko Petrarka në Itali dhe Ronsardi në Francë, pastaj Shekspiri në Angli etj.

Në shek. XVIII kemi një varg poetësh të vendeve të ndryshme që shquhen me vokacionin e tyre, siç do të shohim edhe në shek. XIX poetët modernë me shfaqjen e simbolizmit, përkatësisht me vëllimin poetik “Lulet e së keqes” të Bodlerit dhe me poetë të tjerë pasues.

Letërsia jonë gojore është shumë e pasur me lirika të bukura, që kanë qenë dhe frymëzim jo rrallë për poetët e krijimtarisë artistike, veçanërisht nga shekulli XIX.

Janë të njohura krijimet poetike të Naim Frashërit, të Pjetër Zarishit, të Filip Shirokës, të Çajupit, të Asdrenit, të De Radës, të Zef Serembes etj. Në shekullin e kaluar janë shquar emra të tjerë si Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Fan Noli, Ernest Koliqi, Lasgush Poradeci etj.

Nga fundi i shekulli XX kanë bërë emër shumë poetë me krijimet e tyre poetike duke mbetur gjithsesi në sfondin më të lexuar e më të kërkuar të artit – Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Bardhyl Londo, Dhori Qiriazi, Visar Zhiti, Esad Mekuli, Ali Podrimja etj.

Edhe sot kemi mjaft emra që shquhen me krijimet e tyre poetike dhe pa dyshim midis atyre që dallohen ndodhen edhe ndër ne. Me siguri do të kemi kënaqësinë që vargje të bukura të ndjekim edhe sot, kur po shënojmë 21 Marsin – Ditën botërore të poezisë.

Share This:

Tags: Biblioteka Kombetare Universitare Poezia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025
Futboll

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të

18 July 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Kulturë: Poezi – Llojet e vargut dhe

3 December 2024

Nder llojet e vargjeve dhe strofave duhet përmendur dhjetërrokshi që sipas teoricienëve është vargu

Kulturë Letërsi

Mora lule sot…

8 May 2024

Poezi e shkruar nga Paulette Kelly Nuk ishte ditëlindja ime ose ndonjë rast specialPatëm

Kulturë Lajme

Daut Maliqi, doajeni i gazetarisë Anamoravës!

29 December 2022

Daut Maliqi padyshim se është njëri nga intelektualët e rrallë që ka dalë nga

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.