
Vetaksident me fatalitet në rrugën Domoroc-Hodonoc, në Komunën e Ranillugut, një person (femër) humb jetën, dy të tjerë lëndohen
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc, në Komunën e Ranillugës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar, shkruan Tv gjilani.

Rastin për TV Gjilani e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Në këtë aksident është përfshirë një veturë Golf VII me targa 06, e cila ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e drejtueses së veturës.
Dy pasagjeret në veturë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit.
“Ju informojmë se rrethe orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë , ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, thuhet në njoftim./TV Gjilani/
