Thursday 26 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Valë e nxehtë godet vendin, temperaturat deri në 38°C këtë të enjte

“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu – Katër euro në qendër

Trump: Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Ndërron jetë në moshë të re Besart Maliqi nga Kamenica

Tirana mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027

Prishtinë: Ndalohet importi e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas rasteve më sëmundjen

“Trump sulmon Spanjën në Samitin e NATO-s: ‘E TMERRSHME – do t’ua kërkojmë DYFISH’”

Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit

Pas kërkesave të Trump NATO miraton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

Kryetari Hyseni: Mbi 45 milionë euro investime po bëhen në Gjilan

 Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

8 March 2025 0 Comment 7 min read

AA

Kanë nisur aktivitetet për shënimin e 8 marsit- Ditës së Gruas, organizuar nga Komuna e Gjilanit, ku janë ndarë edhe mirënjohje për 23 gra të cilat kanë lënë dhe po lënë gjurmë në zhvillimin e Komunës së Gjilanit. Nga këto mirënjohje 3 janë post mortem.

E pranishme ishte edhe zv.ministrja e Jashtme Liza Gashi, deputeetja Shqipe Selimi e gra nga institucinet tjera.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tha se sot, më shumë se një ditë simbolike, është një moment reflektimi, falënderimi dhe fuqizimi.

“Jemi këtu për të nderuar gratë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në komunën tonë dhe për të frymëzuar ato që çdo ditë vazhdojnë të kontribuojnë me punën, përkushtimin, devotshmërinë, guximin dhe sakrificat e tyre”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja, shtoi se historia është dëshmitare se gratë kanë qenë dhe janë shtylla e çdo shoqërie, pavarësisht sfidave dhe pengesave. Nga gratë që kanë ndërtuar familje të forta, te ato që kanë luftuar për të drejtat tona, te ato që sot mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha në politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi, inovacion, kulturë dhe çdo fushë tjetër – të gjitha ju jeni heroina të vërteta.

Ajo tregoi edhe thënien e Michelle Obama: “Asnjë vend nuk mund të arrijë potencialin e tij të plotë nëse e lë pas gjysmën e popullsisë së tij”.

“Sot, le të kujtojmë se fuqia e një shoqërie matet me fuqizimin e grave të saj. Ne, gratë e Gjilanit, kemi treguar se nuk ka sfidë që nuk mund të kapërcejmë. E kemi dëshmuar se kur kemi mundësi të barabarta, ne shkëlqejmë. Ne jemi edukatore, mjeke, artiste, udhëheqëse, sipërmarrëse dhe mbi të gjitha, jemi forcë transformuese për komunitetin tonë. Sot dua të nderoj edhe ato gra që nuk janë më me ne, por që lanë trashëgimi të vyer”, tha Morina Bunjaku.

Më tej nënkryetarja, falënderoi gratë që sot punojnë për një Gjilan më të mirë, për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.

Siç ka thënë një nga gratë më të fuqishme të historisë, Eleanor Roosevelt: “E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre”.

“Prandaj, le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të punojmë dhe të mos ndalemi asnjëherë, sepse bota ka nevojë për fuqinë tonë, për zërin tonë dhe për guximin tonë. Gëzuar 8 Marsin! Le të vazhdojmë të jemi frymëzim për njëra-tjetrën dhe për gjeneratat që vijnë”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se është mirënjohës për gratë që kanë dhënē kontribut në të gjitha fushat e jetës në zhvillimin e shoqërisë tonë dhe vazhdoni të jepni ende kontributë për gjeneratat e reja.

“8 marsi është një ditë e veçantë që simbolizon përpjekjen dhe luftën për drejtësi e barazi. Në Kosovë besoj se tani jemi duke luftuar për vazhdimësinë e sukseve të grave e jo për drejtësi e barazi”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se simboli Heroina që është vendosur në qendër përfaqëson të gjitha nënat shqiptare.

Lindita Salihu zyrtare për barazi gjinore në Komunën e Gjilanit, tha se është nder i veçantë të qëndroj në mesin e grave që kanë lënë gjurmë në çdo fushë të jetës – aktiviste që nuk u ndalën kurrë në kërkimin e drejtësisë, luftëtare që mbrojtën lirinë me sakrificë, artiste që frymëzuan breza të tërë, politikane që hapën dyer për gratë në vendimmarrje, mësuese dhe profesoresha që formësuan mendjet dhe zemrat e kombit, edukatore që me duart e tyre të buta ndërtuan themelet e brezave të rinj.

“Falë përkushtimit dhe sakrificës suaj, ne sot po ecim rrugës që ju e trasuat me mund, guxim dhe vizion për një të ardhme më të barabartë”, tha Salihu.

Më tej ajo shtoi, se na bën krenar fakti që kanë përkrahjen e udhëheqjes së komunës për ta vendosur barazinë gjinore në qendër të agjendës sonë. Kur fuqizohen gratë, fuqizojmë familjet, komunitetin dhe shoqërinë mbarë.

“Sot nuk festojmë vetëm 8 marsin. Festojmë forcën, guximin dhe vizionin e grave të komunës dhe vendit, të gjitha juve që jeni këtu dhe atyre që vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen”, tha Lindita Salihu.

Po ashtu është publikuar edhe broshura “Fuqizimi i gruas, forcë për ndryshim” ku dhe janë dhuruar edhe lule.

Share This:

Tags: 8 mars Dita Nderkombetare e Gruas
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Valë e nxehtë godet vendin, temperaturat deri

25 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Mehdi Çoba është lojtari

25 June 2025
Lajme

“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni

25 June 2025
Futboll

FC Drita: “Vesel Limaj është lojtari ynë

25 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.