Thursday 21 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për nesër

Gjilan: Pensionohet mësimdhënësi i shkollës “Abaz Ajeti”, Muharrem Nuhiu

Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare – dështon edhe ajo

FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA

Politico: Putini i propozoi Trumpit që të takohen në Rusi me Zelenskyn, ideja u refuzua

Ndërron jetë Drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Greta Kryeziu

Trumpi thotë se SHBA-ja mund të ofrojë mbështetje ajrore për Ukrainën

Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Autobusi nga Kosova aksidentohet në Gjermani, raportohet për 30 të lënduar

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

 MKRS dedikim per Violeta Rexhepagiqin ne 1-vjetorin e ikjes se saj ne amshim
Featured

MKRS dedikim per Violeta Rexhepagiqin ne 1-vjetorin e ikjes se saj ne amshim

26 February 2025 0 Comment 6 min read

AA

Një vit nga ndarja nga jeta e Violeta Rexhepagiqit.

Violeta Rexhepagiqi, personalitet i shquar i Kosovës me veprimtari të bujshme në gazetari raportuese vendore dhe ndërkombëtare, gazetari hulumtuese, kompozim muzikor, performim muzikor, shkrim tekstesh etj.

Një prej muzikanteve më avangarde e alternative e skenës plote jetë të viteve 1980 me grupin e njohur “Vivien” së bashku me personalitetin tjetër të shquar të skenës së muzikës moderne, Armend Rexhepagiqi.

Ekosistemi muzikor i Kosovës – sidomos skena joformale e muzikës qe perfshin trashëgiminë e zhanreve moderne, me rrënjë estetike në fushat e begatshme të rock’n’rollit, ku Kosova ka histori nga vitet 1960, me rock grupet si Blue Star, Marimanga dhe një varg grupesh të tjera të gjeneratës së parë që sot numëron më se 400 grupe e muzikantë – do të dukej shumë ndryshe pa personalitetin katalist të kulturës muzikore alternative, new wave, post-punk etj.

Veprimtaria e Violetës, e cila kanalizonte disa stile muzikore të viteve 1980 e tutje, mund të thuhet se kishte qasje të ngjashme me të famshmen Kate Bush, por edhe qasje performative vizuele mes grupeve new-wave, post-punk me një dozë romantizmi dhe me detaje karakteristike të estetikës së dizajneres Vivienne Westwood.

Muzika e saj dhe e grupit “Vivien” është plot dramë, fantazi, shprehje ekspresive dhe njëkohësisht shumë intime me theks të veçantë tek emancipimi socio-kulturor.

Këngët e saj janë shprehje e një pjese të rëndësishme të gjendjes shpirtërore të rinisë së Kosovës e cila është narrativë e nevojshme për të kuptuar kompleksitetin e zhvillimeve socio-kulturore në Kosovë në pjesën e dytë të shek. XX-te, dhe trashëgiminë shpirtërore e muzikore e cila vazhdon të dokumentojë këtë kohë specifike në historinë moderne të Kosovës.

Ajo është shumë e veçantë edhe sepse e dokumentoi tranzicionin e pozicionit shoqëror të gruas në shoqërinë kosovare, me të gjitha sfidat e saj.

Kjo veprimtari e veçantë përmbush dhe e frymëzon çdo brez në Kosovë në shumë rrafshe e fushëveprimtari, krijon urë lidhëse mes brezash ku shohim zhvillim të veçantë estetiko-kulturor dhe ndërlidhje e vazhdimësi të parimeve dhe vlerave shoqërore nga mesi i shek. XX e deri te brezat e ri aktorësh muzikorë vendorë të tri valëve të pasluftës siç është Blerta Kosova, Edona Vatoci, Oborri, Cute Babulja, Por-No, Asgjë sikur dielli, etj e deri te kontribuesit e Kosovës jashtë vendit siç është Andrra.

Një nga nismëtaret shumë të rëndësishme të kulturës moderne kosovare që përmes veprimtarisë së saj gazetarore, muzikore, socio-kulturore kontriboi shumë në emancipimin dhe ngritjen e vetëdijes së vlerave njerëzore, barazinë gjinore, pasurimin e fondit estetik muzikor dhe zhvillimin e kulturës së pasur kosovare.

Kjo veprimtari që shtrihet në disa dekada, me një shumëllojshmëri aktivitetesh, sidomos në vitet 1980 bëri hapat e nevojshëm që ne sot në Kosovë të mund të frymëzohemi nga një personalitet i cili me ngulm dhe me aktivitet të spikatur mbrojti lirinë e shprehjes dhe njohjen e kulturës muzikore në rajon dhe botë.

Kultura kosovare do të kujdeset që puna e Violeta Regjepagiqit të përçohet tutje te të gjithë brezat në Kosovë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Share This:

Tags: MKRS Violeta Rexhepagic
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për nesër

20 August 2025
Lajme

Gjilan: Pensionohet mësimdhënësi i shkollës “Abaz Ajeti”,

20 August 2025
Lajme

Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika

20 August 2025
Lajme

FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në

20 August 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Kurti dhe zëvendësministrja në Gjilan: Stadiumi i

23 May 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë

Kulturë Teatër

Hajrulla Çekut s’i intereson për Ligj: Emëron

16 May 2025

Ministri në dorëheqje, Hajrulla Çeku, ka nënshkruar vendim të jashtligjshëm me emërimin e Këshillit

Kulturë Muzikë

Shteti blen gati një milion euro instrumente

10 April 2025

Kërkesës për furnizim me instrumente muzikore ia kanë parë hairin edhe disa institucione të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.