Gjilanasi Ermal Demiri në garë për ta përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2025!
Ermal Demiri nga Gjilani me këngën “Moonlight” është njëri nga pretendentët për ta përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2025!
Duket se viti 2025 për këngëtarin ka filluar mbarë pasi konsiderohet si njëri nga pretendentët serioz në garën e këtij shteti për përfaqësim në “Eurovision 2025”.
Kënga titullohen “Moonlight” e cila është kompozuar nga Lis Boshtrakaj. Vlen të theksohet se Ermal Demiri është fitues i shumë çmimeve të rëndësishme në disa shtete të ndryshme si: vendi i parë në Maqedoni Veriore , Çeki, Greqi etj.