Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 50 milionë euro u teprojne, komunat nuk i shfrytëzuan për investime kapitale
Lajme

50 milionë euro u teprojne, komunat nuk i shfrytëzuan për investime kapitale

4 January 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në kohën kur qytetarë të shumtë po përballen me probleme infrastrukturore, ujëra të zeza e mungesë të shërbimeve të ndryshme, nivelit lokal dhe qendror po i tepron buxheti.

Gjatë vitit 2024 komunat nuk kanë arritur të shpenzojnë mbi 50 milionë euro të buxhetit për investime kapitale. E më keq thuhet se qëndron niveli qendror. Komuna e Leposaviqit shpenzoi më pak se 2% të buxhetit për investime kapitale.

Mbi 50 milionë euro nga buxheti për investime kapitale u kanë tepruar komunave gjatë vitit 2024. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, nga mbi 290 milionë euro për projekte kapitale, komunat shpenzuan mbi 235 milionë vitin e kaluar. Më së paku nga buxheti për investime kapitale ka shpenzuar Komuna e Leposaviqit, me mbi 1%. Ndërsa, komunat që shpenzuan gjithë buxhetin, apo mbi 98% janë ajo e Ferizajt, Obiliqit, Lipjanit, Dragashit, Rahovecit, Suharekës e Parteshit.

“Komunat janë mbi 82 përqind që e kanë shfrytëzuar buxhetin për investimet kapitale. Edhe pse ka pasur pengesa jashtëzakonisht shumë nga niveli qendror komunat kanë performuar jashtëzakonisht mirë. Komunat që kanë realizuar 100 përqind të buxhetit për investime kapitale janë Ferizaj dhe Parteshit, derisa Obiliqi ka shpenzuar rreth 98 përqind, pastaj Lipjani, Dragashi, Suhareka, Malisheva, Vitia”, tha Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Por çfarë do të bëhet me buxhetin që u ka tepruar komunave?

“Mjetet që kanë ardhur nga niveli qendror e nuk kanë arritur të shpenzohen i kthehen nivelit qendror, derisa mjetet që janë nga të hyrat vetanake barten në buxhetin e vitit 2025”, shtoi Ibrahimi.

Komuna e Prishtinës gjatë vitit të kaluar arriti të shpenzojë rreth 63% të buxhetit për investime kapitale. Ish-drejtori për Investime Kapitale në këtë komunë, Gëzim Mehmeti, ka fajësuar opozitën për mosrealizimin e një pjese të projekteve kapitale.

“Vonesat që po krijohen edhe me fajin e asamblistëve për shkak të mungesës së kuorumit, po pengojnë që qytetarët ta kenë një pasqyrë të qartë mbi nivelin e realizimit të projekteve kapitale dhe shpenzimin e buxhetit. Nga informatat e deritanishme, shumë projekte të rëndësishme, që janë premtuar, nuk kanë përparuar sipas planit, ndërsa disa të tjera janë përballur me vonesa dhe probleme tenderimi”, theksoi Gëzim Mehmeti, ish-drejtor i Investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës.

Ndërsa, drejtoresha e Financave në Obiliq, Zarife Behluli, ka treguar për RTK-në se nga buxheti prej 6.1 milionësh për investime kapitale, deri më 16 dhjetor kanë shpenzuar mbi 5.8 milionë euro.

Nga Instituti GAP thonë se prokurimi publik, faktori pronësor dhe mungesa e kapaciteteve, janë disa nga shkaktarët që ua kanë pamundësuar komunave realizimin e projekteve kapitale.

“Faktori i parë është procedural, që lidhet me prokurimin publik. Faktori i dytë është faktori pronësor, përkatësisht shpronësimet dhe problemeve kontestimore në  çështje pronësore dhe faktori i tretë mungesa e kapaciteteve profesionale, edhe të zyrtarëve komunalë, por edhe të kompanive private për ta mbuluar këtë natyrë të projekteve”, tha Bekim Salihu nga instituti GAP.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thanë se niveli lokal qëndron shumë më mirë se ai qendror sa i përket realizimit të projekteve kapitale,/ RTK

Share This:

Tags: Komunat
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Njoftohen Komunat për Aktgjykimin e Kushtetueses në

24 November 2023

Më 22 nëntor Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës

Lajme

Lejet dhe licencat – Qeverisë e komunave

23 June 2023

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti

Lajme

Krerët qeveritarë takojnë ata komunal, diskutohet pakoja

9 April 2023

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mori pjesë në takimin që kishte për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.