Monday 31 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 FC Drita nderon partnerët e saj
Lajme

FC Drita nderon partnerët e saj

29 December 2024 0 Comment 4 min read

AA

Klubi i Futbollit Drita në këtë fundvit ka nxjerrë bilancin e të arriturave, për c’gjë me të drejtë mund të krenohet me rezultatet.

Skuadra gjilanase ka shënuar kulmin e suksesit me paraqitjet në Evropë me sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa në fund të stinorit vjeshtor “dimëron” në vend të parë, paralelisht me trendin e suksesit edhe në kupën e Kosovës, raportojnë mediat duke iu referuar gazetës online kryelajmi.com.

Pa dyshim se këto suksese janë meritë e drejtuesve të klubit, shtabit teknik, lojtarëve e tifozëve, por gjithësesi se një kontribut të madh e dhanë edhe donatorët dhe gazetarët e sportit, andaj pikërisht për ta, në VALI RANCH AND CONGRES CENTER në shenjë falënderimi ekipi bardh e kaltër ka organizuar një mbrëmje të fundvitit.

Siç është thënë në këtë mbrëmje, tash e tetë vite, FC Drita është ndër klubet me të organizuara në Superligën e Kosovës, në secilin vit arriti që të paraqitet në Evropë dhe është i vetmi klub nga Kosova që ka luajtur në të tri kompeticionet më të mëdha që organizohen nga UEFA për klube, Championes League, Europa League dhe Europa Conference League. Për këto vite ajo dy herë ishte shpallur kampione, ishte nënkampione e fituese e Superkupës, klubi me koeficientin më të lartë nga të gjitha të tjera dhe klubi më i ranguar mbarëkombëtar.

Pa dyshim se sukseset e FC Drita janë të lidhura me emrat e kryetarëve Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, por siç është thënë FC Drita ka nevojë edhe për afaristë, të cilët i ndihmuan këtij klubi që të ngjitet në majat më të larta.

Valon Murseli, kryetar i ka falënderuar të gjithë për mbështetje, duke thënë se “çdo fitore e jona është edhe e juaja dhe jemi me fat që ju kemi”, andaj u ka dëshiruar të gjithëve një mbrëmje të këndshme.

Feti Murseli, drejtor i FC Drita ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan FC Dritën dhe i cilësoi pjesë e suksesit të këtij klubi. “Ne ju kemi borxh shumëherë, andaj shpesh me mundësitë tona po mundohemi që të ju nderojmë gjatë ndeshjeve që po luajmë në Evropë, kurse po të kishim Stadiumin e Qytetit do të ishte krejt më ndryshe”, ka thënë drejtori Feti Murseli.

Për donatorët e FC Drita u dhanë mirënjohje e dhurata, të cilat u ndanë nga drejtues të FC Drita.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për

Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Aleancës ka vazhduar edhe këtë

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026

Sulmuesi i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, është zgjedhur “Ylli i Javës” për xhiron e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.