Saturday 19 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Dështon edhe përpjekja e 49 për konstituimin e Kuvendit, seanca vazhdon të hënën

Nait Hasani: Limaj i ndërroi fjalët për Kurtin, s’kam votë për të si kryekuvendar

Sonte përballen Usyk – Dubois: Kush do të jetë kampion i padiskutueshëm i botës në

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Sot vazhdimi i 49-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Sot e nesër mot i nxehtë, temperaturat maksimale arrijnë deri në 35 gradë

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

 Poezi Korbi nga Edgar Allan Poe, përkthyer nga Noli
Kulturë Letërsi Librari

Poezi Korbi nga Edgar Allan Poe, përkthyer nga Noli

16 December 2024 0 Comment 24 min read

AA

Korbi – Edgar Allan Poe – Përkthyer nga Fan Noli

Një mes-natë të bezdisur

Tek këndonja i zalisur

Disa pralla dhe magjira

Të një shkence te harruar,

Tek dremitnja i kapitur

Befas vjen një e trokitur,

Me ngadalë e goditur

Përmi derë t’ odës sime.

“Dikush është, thashë, jashtë

Që troket mi derën time –

Vetëm kjo, dhe asgjë më.

Ah, e mbanj nër ment fort mirë,

Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirë,

Dhe n’ oxhakun shkrump të nxirë

Urët shuheshin në hi.

Desha të gëdhihej dita,

Se më kot nga librat prita

Të më ngushëllonte drita

Për të lumurën Lenore,

Vajz’ e rrallë dhe rezore,

Q’ i thon Engjëjtë Lenorë,

Përmi dhe pa emër më.

Era frynte që përjashta,

Rrihte perdet e mëndafshta

Dhe më ngjethte dhe më derthte

Tmerre që s’i ndjeva kurrë.

Dhe tani që të pushonte

Zemr’ e mjerë që lëftonte

Goja po më belbëconte,

“Dikush do të hynjë brenda;

Nonjë vizitor i vonët

Që kërkon të hynjë brenda.

Kjo do jet’ e asgjë më.

Mblodha veten menjëherë

Edhe frikë më pa ndjerë:

“Zot, i them, a Zonjë, fajin

Ndjemani, ju lutem shumë,

Se për Zotin po dremitnja,

Aq’ e hollë ish trokitja,

Aq’ e lehtë ish goditja

Përmi derë t’ odës sime

Sa me-zi ma zuri veshi.”

Dhe e hapa derën sheshit,

Errësir’ e asgjë më.

Syrin thellë n’ errësirë

Shumë ndenja në drithtirë,

Endërra duke shikuar

Që njeri s’ ka ëndërruar;

Mirpo nat’ e errët heshtte

Edhe tjatër gjë s’ më theshte

Vec një emër që më deshte

Pëshpëritur si “Lenore!”

Këtë un’ e pëshpërita,

Dikush m’ u –përgjeq: “Lenore.”

Vetem kjo, dhe asgjë më.

N’ odë prapë me të kthyer

Shpirti ndezur, zemra thyer

Përsëri vjen një trokitje

Pak m’ e fortë se më parë.

“Pa dyshim pa fjalë thashë

Dikush është aty jashtë,

Duhet vajtur, duhet parë

Që të zgjidhet ky mister.

Hesht, moj zemër e zhuritur,

Që ta zgjith këtë mister.

Era ësht’ e asgjë më.”

Hap ahere xhamën time

Kur me shumë fërfëllimë

Brenda hyn një Korb i mvrojtur

Madhështor i kohës vjetër.

As u-fal as përshëndoshi,

As bën tjatër punë boshi

Po si zot më shkon trimoshi

Dhe qëndron mi derën time –

Ngjitet mi një bust Pallade

Mun mi derë t’ odës sime –

Ngjitet, rri, dhe s’ bën gjë më.

Më zu gazi, më shkoi tmerri

M’ atë Korb të zi si Ferri,

Që po mbahej aq’ i rëndë

Aq’ i lartë dhe i thom:

“Ndonëse je perce-prerë,

S’ka dyshim, je trim i ndjerë,

Korb i mvrojtur, i vrerosur,

Arratisur zall më zall;

Thua-m’ emrin tëntë me nam

Anës detit Plutonian!”

Thotë Korbi: “Kurrë më.”

U-cudita fort, pa masë

Kur dëgjova Korb të flasë

Ndonëse ajo përgjigjie

S’ kishte as kuptim as lidhje;

Se asnjë s’ munt të më thotë

Që nonjë njeri në botë

Gjer tani ka parë shpendë

Mun mi derë t’ odës tij,

Shpend’ a shtazë mi statujë

Mun mi derë t’ odës tij,

T’ emëruar “Kurrë më.”

Mirpo Korbi rrinte shtruar

Përmi bustin e latuar

Dhe thosh vetëm atë fjalë

Që nga shpirti plot me flagë.

Asnjë pendë më s’ lëviste

Asgjë tjater s’ murmuriste,

Edhe zemra më thërriste:

“Miqt’ e tjere ikn’ e shkuan;

Nesër edhe ky do t’ ikë

Si dhe shpresat që m’u-shuan.”

Thotë Korbi: “Kurrë më.”

I habitur nga përgjigja

Që më dha kur nuk e prisnja,

“Pa dyshim, kjo fjalë, thashë,

Esht e vetëma që di,

Q’ e mësoj nga i-zot’ i mjerë,

Derë-mbyllur, derë-sterrë,

Që e ndoqi, e dogji zia,

Dhe e shojti lebetia.

Gjer sa vaj’ i shpresës tij

S’ qe vec dëshpërim i zi

Dhe kurrë, kurrë më.”

Edhe Korbi më mbërtheu

Dhe në gas buzën ma ktheu.

Shpejt, pra, një kolltuk rotova

Edhe derës iu-afrova;

Dhe i ndenjur ëndërronja

Dhe me mendjen po kërkonja

Që të gjenja, të zbulonja

C’ desh të theshte Korb’ i zi,

Korb’ i mvrojtur, i vrerosur

Arratisur zall më zall

Me dy fjalët “Kurrë më.”

Këtë desha të ckoqitnja

Po as fjale nuk i flisnja

Korbit që me sy prej prushi

Zemrën si me zjarr ma mbushi;

Kështu rrinja i trallisur,

Pshtetur kryet mi përkresën

Kadifeje të qëndisur

Që e ndritte llamba sipër,

Mi të cilën ah, e mjera

Do mos pshtetet më përsipër

Do mos pshtetet kurrë më.

Era u-dent përmi qilimet

Me temjan nga Serafimet

Që u tingëllinin zilet

Posht’ e lart në dysheme.

“Ja, me Engjëj, mor i mjerë,

Të coj Zoti këtë herë

Prehje, prehje dhe nepenthe

Të harrosh Lenorën lart.

Pi, gëlltit këtë nepenthe

Dhe harro Lenoren lart!”

Thote Korbi: “Kurrë më”

“Profet, thashë, nëmë-rëndë,

Po profet, qofsh djall a shpëndë!

Qoftë, se të coj shtërgata

A Shejtan’ i Ferrit zi,

Të përhumbur, të patrembur

Tek ky vend I shkret’ i dhembur

Tek ky burg me tmerr i shembur,

Thuaj-më, vërtet, të lus:

A ka në Gallad ballsam?

Thuaj, thuaj-më, të lus!”

Thotë Korbi: “Kurrë më.”

Profet, thashë, nëmë-rëndë

Po profet, qofsh djall a shpëndë!

Për një Qjell dhe Perëndi

Që po lusim un’ e ti,

Thuaj-m’i zemrës që mban zi

A do shoh n’ Eden të shenjtë

Vajzën a do kap të shtrenjtë,

Q’i thon’ Engjëjtë Lenore,

Vajz’ e rrallë dhe rezore,

Q’ i thon’ Engjëjtë Lenore?

Thotë Korbi: “Kurrë më.”

Mbyll-e gojen, dreq a shpendë!

Ngrihem dhe thërres më këmbë,

Cporru prapë mu në djall,

Në Skëterrë dhe në zall!

Pendë mos më shkunt të zezë

Të më rrej’ e të më ndezë,

Mos ler shenjë të gënjeshtrës

Që më the, po shko prej derës!

Nxir-m’a qipin tënt prej zemrës

Thyej qafën jashtë derës!

Thotë Korbi: “Kurrë më.”

Edhe Korb’ i zi i humbur

Qëndron edhe i patundur

Mi të zbetin bust Pallade

Mun mi derë t’ odës sime.

Edhe syte i shkëndritin

Si prej djajsh që ëndërritin

Edhe llamba që ndrit sipër

Ia heth hien përmi dhe;

Shpirti im nga ajo hie

Që valon atje mi dhe

Do mos ngrihet – kurrë më.

Share This:

Tags: Edgar Alan Peo Korbi Letersi Poezi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Shqipëria aranzhon një miqësore me 4 shtator,

19 July 2025
Lajme

Dështon edhe përpjekja e 49 për konstituimin

19 July 2025
Lajme

Nait Hasani: Limaj i ndërroi fjalët për

19 July 2025
Futboll

Marseille interesohet për Edon Zhegrovën

19 July 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Botime të reja: – Një himn për

15 July 2025

Një himn për jetën dhe njeriun e këtij nënqielli – Sherafedin Kadriu, “Kur vdesin

Kulturë Letërsi Librari

Shkruan: Sherafedin Kadriu – Poezi e mëkatit

3 May 2025

POEZI E MËKATIT TË ËMBËL – (Për vëllimin poetik, ” Kasaforta erotike” të Muhamet

Kulturë Letërsi

Babai – poezi nga Xhevahir Spahiu

3 April 2025

Babai – poezi nga Xhevahir Spahiu BABAI Natën kur bota fle dhe deti përtyp

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.