Tuesday 30 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drejt përfundimit rruga “Hamdi Kurteshi”, investimi shumëmilionësh që i jep fund një problemi shumëvjeçar në

Tragjedi në Gjilan: 75-vjeçar humb jetën gjatë pastrimit të bunarit

Administrata e Gjilanit do të punojë edhe të shtunave për shkak të fluksit të bashkatdhetarëve

UKZ hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor për vitin akademik

Raportohet për vdekjen e një burri nga Kosova në bregdetin e Ulqinit

Rahimaj prezanton punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Parashikimi i motit për të hënën, 29 qershor 2026

Gjilan: Drejtori Kushtrim Ibrahimi sqaron rastin në Kuvendin e Gjilanit: “Nuk ka pasur konflikt fizik”

Gjilan: Kuvendi i Gjilanit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Përfundon segmenti i fundit rrugor Breznicë–Muhoc, hapet një perspektivë e re për Malësinë e Bujanocit

 Mbahet takimi “Ndërtimi i një qasjeje të ndjeshme gjinore në identifikimin, referimin dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”
Lajme

Mbahet takimi “Ndërtimi i një qasjeje të ndjeshme gjinore në identifikimin, referimin dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

5 December 2024 0 Comment 5 min read

AA

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në kuadër të fushates ‘16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’, kanë mbajtur takim me temen “Ndërtimi i një qasjeje të ndjeshme gjinore në identifikimin, referimin dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së, Dr.Feride Rushiti, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, Menaxherja e Projektit Florida Gashi, Nebahate Zeka Psikologe në këtë qendër, Drejtoresha të Drejtorive Komunale, përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Kamenicë, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve, dhe të tjerë.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, në këtë takim tha se dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë është një prej plagëve më të mëdha, që vazhdon të rëndoj të mbijetuarit edhe sot e kësaj dite.

“Trauma e dhunës seksuale gjatë luftës nuk është e kufizuar vetëm tek të mbijetuarit, por ajo ndikon familjet dhe komunitetet e tyre si dhe përcillet brez pas brezi. Në Komunën e Kamenicës deri më tani i kemi të identifikuar 10 raste viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Mund të ketë edhe viktima tjera e të cilat e kanë problem të flasin sepse stigmatizohen, paragjykohen nga të tjerët, sidomos kur dhuna është ushtruar në prezencë të familjes dhe e kanë problem të kërkojnë ndihmë”, ka thënë ajo duke shtuar se jane duke lobuar’tiu ofrojnë shërbime shëndetsore falas, tani që do të hyj në Kuvend Ligji për Shërbime Mjekësore.

“Poashtu sot kemi organizuar këtë takim për mundësitë e bashkëpunimit që të arrijmë t’i identifikojmë nëse ka raste tjera në komunën tuaj, dhe t’i shtyjmë të flasim”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera Drejtoresha Rushiti ka përmendur edhe shërbimet që ofron QKRMT.

“Qendra ofron shërbime të rehabilitimit për të mbijetuarit e traumës, sidomos ata/ato të dhunës seksuale gjatë luftës. Shërbimet tona gjithmonë në rritje përfshijnë: rehabilitimin psikologjik, terapi individuale dhe grupore, terapi sistemike familjare, terapi të artit me qeramikë, rehabilitim fizik-shërbime mjekësore që trajtojnë simptomat fizike të traumës, rehabilitim social-ndihmë me riintegrim në komunitet, shërbimet psikosociale për grupet e cenueshme, referime të dokumentimit konfidenciale dhe monitorim të rasteve të ndihmuar, mbështetje psikosociale për të mbijetuarit sipas nevojës jashtë seancave të terapisë”, është shprehur ajo.

Në anën tjetër Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, duke falënderuar Drejtoreshën e QKRMT-së dhe përfaqësuesit e tjerë, tha se ka bashkëpunime me të gjitha institucionet komunale dhe se do të lobojnë edhe në këtë aspekt.

“Njësia është pjesëmarrëse në çdo takim ku bëhet fjalë për mbrojtje të viktimave qoftë të dhunuara në luftë, por edhe me bazë gjinore. Ne jemi të lumtur që kemi bashkëpunim me ju dhe me të gjitha institucionet tjera si komunale edhe qëndrore, dhe do të mundohemi të lobojmë edhe në këtë aspekt”, është shprehur ajo.

Ndërsa nga të gjthë pjesëmarrsit tjerë u diskutuan sfidat se si t’i bëjnë të flasin dhe t’i identifikojnë këto viktima, e poashtu edhe si t’iu ofrohet ndihmë.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Drejt përfundimit rruga “Hamdi Kurteshi”, investimi shumëmilionësh

30 June 2026
Futboll

Penalltitë vendosin gjithçka: Maroku eliminoi Holandën dhe

30 June 2026
Futboll

Paraguai bën senzacionin e Kupës së Botës,

30 June 2026
Futboll

Japonia pranë befasisë, por Brazili përmbys gjithçka

30 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Tragjedi në Gjilan: 75-vjeçar humb jetën gjatë

29 June 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku një 75-vjeçar

Lajme

Administrata e Gjilanit do të punojë edhe

29 June 2026

Me afrimin e sezonit veror dhe shtimit të numrit të bashkatdhetarëve që vijnë për

Lajme

Gjilani synon avancimin e shërbimeve shëndetësore, Hyseni

26 June 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me ministrin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.