Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet

 Instituti Albanologjik – Prishtinë, uron shqiptarët me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit
Lajme

Instituti Albanologjik – Prishtinë, uron shqiptarët me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit

28 November 2024 0 Comment 3 min read

AA

Instituti Albanologjik-Prishtinë ua uron të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit, një ditë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe tejet të vlefshme për kombin tonë.

Në këtë ditë të madhe për shqiptarët, kujtojmë dhe respektojmë të gjithë burrat dhe gratë, atdhetarët dhe heronjtë, të flijuarit dhe të përkushtuarit deri në vetëmohim, të cilët dhanë çdo gjë që Shqipëria jonë të jetë e mëvetësishme. Plaku i mençur e mjekërbardhë, Ismail Qemali, trimi fisnik dhe malësori i paepur, Isa Boletini, Marigoja e flamurit, Luigj Gurakuqi i mençur dhe i devotshëm, dhe shumë të dijshëm, trima, gra e burra të tjerë vetëmohues, janë shembuj të mirëfilltë atdhetarie dhe udhëzues për rrugën që duhet ta ndjekim për përparimin e shqiptarëve kudo në botë.

Në këtë ditë të madhe për shqiptarët, kujtojmë dhe nderojmë kryeheroin e luftës për çlirimin e Kosovës, Adem Jasharin, i cili ka lindur pikërisht më 28 nëntor. Një shenjë e ndërlidhjes eternale të datave të rëndësishme të një kombi. Për heronjtë si Adem Jashari më e rëndësishme është datëlindja se datëvdekja, sepse ata jetojnë përgjithnjë në kujtesën, nderimin dhe vlerësimin tonë.

Po ashtu, në këtë ditë kujtojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që i dha shpresë shqiptarëve të Kosovës se ata dinë dhe mund të fitojnë lirinë. Dalja publike e UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci më 28 nëntor, 1997, i dha shpresë popullit shqiptar në Kosovë se liria mund të vijë dhe do të vijë nga lufta dhe guximi i djemve dhe vajzave të reja që kishin vendosur të flijohen për vendin dhe tokën e tyre.

Share This:

Tags: Instituti Albanologjik
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
Lajme

Edhe pas një ore, liderët politikë ende

28 June 2025
Lajme

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale”

28 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë

Instituti Albanologjik – Prishtinë, donacion bibliotekës “Fan

18 July 2023

Biblioteka “Fan Noli” në Gjilan dhe Instituti Albanologjik – Prishtinë, në një aktivitetet të

Kulturë Lajme

Instituti Albanologjik promovoi botimet: Fjalor i termave

24 April 2023

Në kuadër të aktivitetit “Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor”, që po organizohet

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.