Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën e DKA-së për ndarjen e bursave për studentë në vlerë prej 150 mijë euro
Lajme

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën e DKA-së për ndarjen e bursave për studentë në vlerë prej 150 mijë euro

31 October 2024 0 Comment 4 min read

AA

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka diskutuar për raportin financiar janar-shtator 2024, derisa ka miraruar vlerësimin rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, sikurse edhe kërkesën e Drejtorisë për Arsim për ndarjen e bursave për studentë në vlerë prej 150 mijë euro. 

Sa i përket ndarjes së bursave, kuvendarët kërkuan që konkursi të shpallet në bazë të kritereve të caktuara nga seanca e kaluar.

Paraprakisht, është zhvilluar një debat polarizues pozitë-opozitë, pas kërkesave nga ana e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për futjen në rend dite të Buxhetit për vitin 2025, themelimin e Inkubatorit të Biznesit dhe bartjen e mjeteve në vlerë prëj 2.5 milionë euro.

Ndërkohë, pas një takimi që kryetari i Komunës zhvilloi me shefat te grupeve të këshilltarëve VV-PDK-AAK dhe Vatra, asamblesisti Ismajl Kurteshi tha se në përpjekje për ta zgjidhur këtë ngërç, nesër (e premte), është caktuar një takim tjetër në orën 13:00, ku në rast të dakordimit, do të thirret një seancë të jashtëzakonshme për procedim të buxhetit për vitin 2025.

Sa i përket raportit financuar janar-shtator, shefi i grupit të PDK-së, Bujar Nevzati, pati vërejtje për rënie të të hyrave vetanake e moshpenzim të buxhetit për investime kapitale në drejtoritë përkatëse, derisa shefi i GK të LDK-së, Avdyl Aliu, tha se janë nëntë milionë euro të parapara për investime kapitale, ndërkaq, sipas tij, janë realizuar katër milionë euro, duke kritikuar ekzekutivin për paaftësi e pasivitet.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati – Leka, ka kundërshtuar pretentimet e opozitës sa i përket shpenzimeve kapitale, duke thënë se kanë pasur një lëvizje pozitive drastike sa i përket kësaj kategorie. 

Ndërkaq, propozim-statuti i Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore, raporti i komisionit për emrin e rrugëve, raporti i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokalë, propozimi per mbështetjen e grave të prekura nga kanceri i gjirit dhe raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023 (Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyres Kombëtare të Auditimit), janë shtyrë për mbledhjen e radhës. 

Në këtë seancë kanë marrë pjesë në diskutim dhe kanë adresuar pyetje Bujar Nevzati, Besnik Shala, Krenare Latifi Kqiku, Ismajl Kurteshi, Nazim Gagica, Gentrit Murseli, Avdyl Aliu, Arianit Sadiku, Erestina Isufi, Muhadin Haziri, Arbër Musliu, Imran Haziri, Ramiz Ramadani, Afërdita Balaj e Sami Ahmeti, të ciluave u është përgjigjur kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe drejtorët komunalë, Shpend Nuhiu (DKA), Hekuran Rapuca (DSHMS), Kushtrim Zeqiri (DKRS), Bejtulla Osmani (Mbrotje dhe Shpëtim) dhe Bajram Isufi (Bujqësi e Pylltari).

—————————————————————–

Seanca VII është transmetuar drejtpërdrejt nërpërmjet formatit livestream në profilin zyrtar të Komunës së Gjilanit në Facebook dhe në mediat lokale

Share This:

Tags: KK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit: Zëri i

9 March 2026

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës

Lajme

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e

6 January 2026

Gjilan, 6 janar 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e dytë të

Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

6 January 2026

E paraparë të mbahet më datë 06 Janar 2025 me fillim në ora10:00h, ajo

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.