Viktimat në Liqenin e Badovcit u kërkuan për më shumë se 7 orë, u gjetën sot në mëngjes
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë te Liqeni i Badovcit.
Një veturë ka rënë në Liqen ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Sic mësohet, kërkimet kanë zgjatur mbi 7 orë, ku ekipet e kërkim-shpëtimit arritën mëngjesin e sotëm t’i gjejnë viktimat.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se ekipet mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimave në vendin e ngjarjes.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti për media.