Wednesday 3 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ zhvillon takim me profesorin Miroslav Mareš në Masaryk University për thellimin e bashkëpunimit akademik

Kryetari i Gjilanit dhe këshilltarët komunalë japin betimin me 10 dhjetor

KEDS tregon për ndërprerjet e rrymës të mërkurën, (Prishtinë dhe Gjilan) orari i plotë!

Një ditë pas arrestimit në Bruksel, lirohet Federica Mogherini

Zhegrova dhuron magji në fushë, nuk ndalet duke dribluar, merr komente pozitive

Rrebeshe shiu e borë në disa zona, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në

Ndeshja Barcelona – Atletico Madrid, publikohen formacionet zyrtare

KQZ-ja sërish s’e certifikon Listën Serbe

Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin

Viti: Kryetari Haliti emëron Nikollë D. Ukaj, zëdhënës të Komunës së Vitisë

 Festivali Summer cult edicioni i XI
Kulturë Teatër

Festivali Summer cult edicioni i XI

19 September 2024 0 Comment 4 min read

AA

Në ditën e dytë u shfaqen: “Shërbëtoret” Jane Genet, regjisor: Klajdi Malollari (Shqipëri) dhe “Pacienti i dr Frojdit” autor: Miro Gavran, regjisor: Gent M. Çajani (Maqedonia e veriut).

Që në hyrje në holin e Teatrit “DODONA” si mikëpritje e festivalit Summer Cult të presin fletpalosjet e festivalit të disajnuara artistikisht me të gjitha informacionet për programin e festivalit, drejtoreshë e të cilit është Elmaze Nura profesireshë e regjisë në Fakultetin e arteve Prishtinë.

Shkruan: Agron Gërguri, dramaturg

Regjisorët e ri premtojnë

Në ditën e dytë u dhanë dy shfaqje me elemente të theksuara psikoligjike në zbërthimin e natyrave njerëzore: mentaliteti i shërbyesit që ëndërron të jetë i shërbyer dhe jo vetëm kaq tek shfaqja “Shërbëtoret” shpërfaqen marrëdhënie midis llojit motra me motrën, derisa loja me vrasjen e padrones “pakti me eren dhe natën” bëhet pjesa kryesore e lojës së akoreve të reja të cilat treguan shenja të talentit. Interpretim me një tempo ritëm të theksuar, ekspresive deri në pëlcitje, një gjendje e ndrydhur e shpirtit e luajtur bukur. Derisa në shfaqjen e dytë ishte tematizuar narcisti (Adil Hitler) i trajtuar përmes psikoanalizës së Frojdit. Narcistët mungesen apo paaftësinë ia mëveshin lehtësisht tjetrit siç bukur e kishte trajtuar skenikisht regjisori Çajani tekstin e M. Gavranit ” Pacienti i dr Frojdit” sigurisht se kjo shfaqje e arsyeton qëllimin imediat të festivalit për zbulimin dhe dhënien e hapëairës gjeneratave të reja sidomos regjisorëve.

Në shfaqjen “Pacienti i dr Frojdit” përveç shenjave të realizuara të regjisurës ishinë aktorët që e fuqizuan çdo ide regjisoriale me aktrim të përmbajtësuar në shprehje foljore dhe fizike përveç tjerash edhe në skena të lira që thyejnë tabu të kufizimeve të veprimeve erotizuese në skenë.

Treshja e akrorëve Muzafer Etemi, Adrian Aziri dhe Linda Shabani ishin mishëruar me personazhet duke ruajtur me mjeshtri gjendjen psikologjike e cila nxirrej nga thellësia ku rri e strukur dhe shpesh fshihet. Loja pa komplekse në relacionin personazhi aktori si një shprehje esenciale e interpretimit që shpesh karikohet për njëfarë morali jashtëskenik. Këtu vlenë të vlerësohet veçanërisht aktorja Linda Shabani e cila kishte realizuar një rol kompleks me liri të shprehjes që në raste tjera kur nuk përmbajtësohen i cilësojmë si banale.

Në aspektin regjisorial Genti Çajani kishte zgjedhje të estetizuara të atyre që quhen poza skulpturale kur personazhi ngrihet për të akcentuar një gjendje. Pastaj përdorimi i shumfshit dhe paralel i hapësirës skenike ishinë nga karakteristikat e realizuara të regjisurës.

Gjykuar sipas këtyre dy shfaqjeve konstatojmë se gjeneratat e reja kanë çka me thënë në Mbretërinë e Talias dhe ky është suksesi i Summer Cult Festivalit.

Share This:

Tags: Dodona
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

UKZ zhvillon takim me profesorin Miroslav Mareš

3 December 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit dhe këshilltarët komunalë japin

3 December 2025
Lajme

KEDS tregon për ndërprerjet e rrymës të

3 December 2025
Lajme

Një ditë pas arrestimit në Bruksel, lirohet

3 December 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Dhembja dhe poshtërimi si sprovë e dëshirave

29 November 2022

Në Teatrin “Dodona” u dha premiera e dramës “Venus”, sipas David Ivesit, në regji

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.