Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Komuna e Vitisë nderon Ambasadorin e OSBE-së, z. Michael Davenport, me dekoratën “Emblema e Qytetit”
Lajme

Komuna e Vitisë nderon Ambasadorin e OSBE-së, z. Michael Davenport, me dekoratën “Emblema e Qytetit”

20 August 2024 0 Comment 6 min read

AA

Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti nderoi Ambasadorin e OSBE-së, Z. Michael Davenport, me dekoratën “Emblema e Qytetit”.

Ky çmim, një shenjë e vlerësimi dhe respekti për kontributet e tij të jashtëzakonshme, iu dorëzua Ambasadorit Davenport për angazhimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Në fjalimin e tij, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me OSBE-në si dhe rreth këtij çmimi që ai ndau për ambasadorin Davenport.

“Është një nder i veçantë për mua sot, si kryetar i komunës së Vitisë, të jem këtu për të ndarë këtë çmim një njeriu që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përparimin dhe demokratizimin e qeverisjes lokale të komunës tonë. Kjo dekoratë është një shprehje e falënderimit dhe mirënjohjes së thellë të qytetarëve dhe institucioneve tona për z. Michael Davenport, ambasador i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai poashtu tha se ambasadori Davenport dhe misioni i OSBE-së në Kosovë për më shumë se 25 vite, kanë ndihmuar në forcimin e institucioneve lokale, duke promovuar transparencën, llogaridhënien, të drejtat e njeriut dhe përfshirjen qytetare në proceset vendimmarrëse.

Ndërkaq ambasadori Michael Davenport, duke falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për këtë vlerësim, u shpreh se është kënaqësi shumë e madhe të jetë prezent këtu në komunën e Vitisë, dhe një nderim i madh për të pranuar dekoratën e qytetit.

Këtë dekorat mund ta pranoj me vetëm një kusht që kjo të bëhet në emër të gjithë stafit, duke filluar nga qendra rajonale në Gjilan”, e pastaj misionit të OSBE-së në tërësi.

Do të doja të nënvizoj kontributin e kryetarit Haliti , pasi që nga takimi i parë që kam pasur me të, kam vërejtë se do të kemi shumë gjëra të përbashkëta.

E them me shumë të drejt që misioni ynë ka qenë për 25 vjet dhe gjitha të arriturat i kemi bërë së bashku, duke filluar nga qeverisja e mirë brenda komunës, pastaj avancimi i çështjes së barazisë gjinore, trajtimi i mirëfilltë dhe i rregullt i komunitetit jo shumicë, bashkëpunimi dhe arritjet brenda Këshillit për Siguri në Bashkësi, duke përfshi edhe angazhimin e policisë së Kosovës, janë arritje tuajat që i keni realizuar së bashku.

Ne vetëm mund të shprehim krenarin që kemi qenë përkrah jush për të gjitha të arriturat, tha Davenport. Pas ceremonisë që u mbajt të Viti, ata së bashku vizituan pemën e mbjellë në nder të mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar në parkun e qytetit të Vitisë, si dhe më pas vizituan edhe obeliskun e gazetarit të vrarë në detyrë, Kerem Lawton, ku edhe vendosën lule për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e tij për lirinë e medias.

Share This:

Tags: Komuna e Vitise
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Komuna e Vitisë, ka filluar ciklin e

24 July 2025

Sot nga qyteti i Vitisë, komuna e Vitisë ka filluar të mbaj dëgjimet lidhur

Lajme

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt

30 June 2025

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur sot

Lajme

Fillojnë punimet në kuadër të projektit “

5 June 2025

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zgjedhur 5 qershorin- ditën ndërkomtare të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.