Thursday 6 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

Dy lojtarë të FC Drita ftohen në kombëtare! – Shtyhet ndeshja Drita – Prishtina, e

 PDK dega Gjilan: Skandalet e ndërtimeve, shkeljet ligjore dhe korrupsioni pjesë e organizatës së VV-së në Gjilan
Lajme

PDK dega Gjilan: Skandalet e ndërtimeve, shkeljet ligjore dhe korrupsioni pjesë e organizatës së VV-së në Gjilan

20 August 2024 0 Comment 8 min read

AA

Dega e PDK-së në Gjilan, ka adresuar akuza në drejtim të qeverisjes komunale.

Në një komunikatë të kësaj partie – dega në Gjilan, hudhen akuza të rënda, për sic thuhet, “skandale të ndërtimeve, shkeljet ligjore dhe korrupsion”.

“Kryetari i Gjilanit është zhytur thellë në keqpërdorime të pushtetit, saqë i ka harruar në tërësi projektet e vizatuara dhe prezantuara si shtatë dëshirat e tij. Shkeljet ligjore dhe korrupsioni janë bërë instrument mundësie me kry punë ku dhe çka të duash nëpër institucionet komunale, përmes sekserëve të organizatës së VV-së, që i ka autorizuar Alban Hyseni, për të ndërmjetësuar në tenderë, grante, subvencione e deri te lejet ndërtimore. Deputeti dhe deputetja po i prijnë këtyre sekserëve të Gjilanit”, thuhet vec tjerash në komunikatë.

Ja komunikata e plotë:

Skandalet e ndërtimeve, shkeljet ligjore dhe korrupsioni pjesë e organizatës së VV-së në Gjilan

Kryetari i Gjilanit është zhytur thellë në keqpërdorime të pushtetit, saqë i ka harruar në tërësi projektet e vizatuara dhe prezantuara si shtatë dëshirat e tij. Shkeljet ligjore dhe korrupsioni janë bërë instrument mundësie me kry punë ku dhe çka të duash nëpër institucionet komunale, përmes sekserëve të organizatës së VV-së që i ka autorizuar Alban Hyseni për të ndërmjetësuar në tenderë, grante, subvencione e deri te lejet ndërtimore. Deputeti dhe deputetja po i prijnë këtyre sekserëve të Gjilanit.

Sot, PDK do të paraqes në publik vetëm njërin rast se si drejtoria e inspeksionit ka vepruar sipas kërkesës së kryetarit të komunës në kundërshtim me ligjet dhe procedurat e zbatueshme për lejet ndërtimore.

Ngjarjet dhe veprimet, si në vijim;

Më datë 19 tetor 2022, Drejtoria e Inspeksionit harton një procesverbal mbi inspektimin e një objekti që ishte duke u ndërtuar pa leje ndërtimore, konkretisht tejkalim të lejes ndërtimore.

Më datë 2 nëntor 2022, me dy javë vonesë, në bazë të atij procesverbali Drejtoria e Inspeksionit nxjerrë vendim për rrënimin e objektit që ka bërë tejkalim ndërtimi.

Për nëntë muaj nuk ka pas asnjë veprim nga inspeksioni komunal. Pra vendimi për rrënim nuk është ekzekutuar fare.

Më datë 20 korrik 2023, ka ndodhë skandali nga komuna e Gjilanit, konkretisht prej kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni cili kishte urdhëruar dhe detyruar drejtoreshën e inspeksionit znj.Entela Hyseni, që në objektin e ndërtuar pa leje (tejkalim ndërtimi), mbi vendimin e inspeksionit për rrënim të këtij objekti, që të bëjë aktvendimin tjetër për pranimin teknik të objektit për ushtrimin e veptimtarisë së biznesit, duke konstatuar se objekti i plotëson kushtet minimale teknike. SKANDAL mbi skandal.

Më datë 5 mars 2024, dega e PDK-së bazuar në ankesat e pranuara nga disa zyrtarë komunal për këto veprime skandaloze të kryetarit të Gjilanit, i ka bërë kërkesë zyrtare Drejtorisë së Inspeksionit sipas ligjit për qasje në dokumente zyrtare, por nuk na është kthyer përgjigje fare deri në momentin kur kryetari i Gjilanit është detyruar nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi që t’i përgjigjet kërkesës tonë për qasje në dokumente zyrtare.

Më datë 13 gusht 2024, pra pas 160 ditëve PDK ka pranuar përgjigjen dhe dokumentet e kërkuara nga drejtoresha e inspeksionit, e cila shihet se nuk ka guxuar me na ofru përgjigjen, derisa është detyruar Alban Hyseni, gjë që shihet dhe vërtetohet edhe në deklaratën e saj përmes emalit që është dërguar tek posta elektronike e PDK-së në Gjilan, ku ka theksuar se pas komunikimit me kryetarin ka kthyer përgjigjen e saj. Pra është vërtetuar se drejtoresha e inspeksionit nuk ka zbatuar ligjin për qasje në dokumente zyrtare, por ka zbatuar ligjin e Alban Hysenit.

Përveç tjerash, në raportin e kërkuar nga inspeksioni, shihet qartë që prej 15 vendimeve për rrënim gjatë vitit 2023, janë ekzekutuar vetëm tri prej tyre edhe atë ndaj disa familjeve që shtëpitë ua kanë ndërtuar donatorët. Ndërsa me bizneset kanë bërë marrëveshje dhe heshtje të rasteve.

PDK disa herë ka ngritur shqetësimin për dukuritë e keqpërdorimeve të mëdha që po bëhen nga i pari i komunës, lidhur edhe me ndërtimet pa leje që po bëhen në qytetin e Gjilanit.

E ftojmë publikisht hetuesinë dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan që të iniciojnë kryerjen e hetimeve për shkelje ligjore, keqpërdorime dhe elemente të korrupsionit që po praktikohet kudo në institucionet komunale të Gjilanit, konkretisht në dhënien e tenderëve dhe lejet ndërtimore.

Nesër do të publikojmë skandalet e drejtorisë së urbanizmit.

Komisioni për Urbanizëm

PDK Gjilan

Share This:

Tags: PDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025
Arte Pamore

U hap ekspozita personale “Retrospektivë” e Isa

6 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan: Bujar Nevzadi nga PDK konfirmon mandatin

18 October 2025

Bujar Nevzadi nga PDK dega në Gjilan, ka fituar një mandat të radhës në

Lajme

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan,

3 October 2025

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan, diskuton problemet me të ciat përballet. Së

Lajme

Riad Rashiti: Adresa e lagjes Dardania është

3 September 2025

Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, që njëherësh do të jetë edhe kandidat

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.