Epokale! – Shqipëria prodhon makinën e parë të blinduar, “Shota” przantohet në “Eurosatiry 2024” në Paris
“𝗦𝗛𝗢𝗧𝗔” , duket si një bishë e shfrenuar, e papërmbajtur! 𝗽𝗿𝗼𝗱𝗵𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗮𝗸𝗶𝗻𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝗿ë 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝗯𝗹𝗶𝗻𝗱𝘂𝗮𝗿.
Shqipëria ka makinën e parë të blinduar, të prodhuar në vendin tonë dhe nga një kompani shqiptare. Ajo mban emrin “Shota” dhe u prezantua në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory 2024 në Paris.
Makina është dizenjuar nga shqiptari Grigor Andoni dhe bërë realitet nga kompania “TIMAK” e drejtuar nga Arjeta Puca.
Vajzat e kompanisë së saj e kanë ndërtuar blindin e parë “Made in Albania” për 3 muaj, duke ngjallur interes të madh nga shtete të huaja për mjete të tjera të së njëjtës natyrë, apo dhe ambulanca, zjarrfikëset e produkte të tjera sipas nevojave.